Pasardhësit fisnikë dhe të pastër të Profetit të dashur (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të)
Jetojmë në një kohë kur kushdo që përmend familjen e të Dërguarit të Allahut (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) asimilohet menjëherë dhe në mënyrë të vrazhdë ose me një shiit ose me një sufi. Ky konfuzion buron nga injoranca e thellë dhe është e domosdoshme që komuniteti të zgjohet dhe të çlirohet nga ky mit. Vërtet, dashuria për familjen e Profetit (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është obligim për këdo që beson në Allahun si Zot dhe në Islamin si fe. Kjo dashuri nuk është as opsionale dhe as një shenjë e thjeshtë simpatie. Përkundrazi, ajo është pjesë përbërëse e besimit dhe përbën një shprehje të sinqertë të lidhjes tuaj me të Dërguarin e Allahut (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ai vetë e deklaroi këtë në këto fjalë : "Duaje familjen time për dashurinë për mua." Dashuria ndaj familjes së Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk është diqka ekstra, por përbën një bazë të besimit. Në lidhje me këtë, transmetohet nga Abu Said El...