AGJËRIMI, BURIM FUQIE - Rëndësia strategjike e agjërimit të Ramadanit - Sheikh Imran N. Hosein - Kapitulli I - Domosdoshmëria e Fuqisë

[...]

Ne duhet të japim një paralajmërim për numrin në rritje të Muslimanëve të shekullarizuar që shfaqen mes nesh, të cilët ose janë të pakujdesshëm dhe indiferentë në lidhje me agjërimin e Ramadanit, ose nuk e konsiderojnë as të nevojshme që ta agjërojnë plotësisht. Kjo kategori Muslimanësh duhet të kuptojë, para se të jetë tepër vonë, se është vetë natyra e shoqërisë shekullare të zbehë, dobësojë dhe përfundimisht ta bëjë të pamundur dallimin ndërmjet të vërtetës (Al-Hak) dhe gënjeshtrës (Al-Batil), ndërmjet asaj që është e lejuar nga Allahu (Al-Halal) dhe asaj që është e ndaluar nga Allahu (Al-Haram) midis sjelljes virtytale (Al-Ma'ruf) dhe sjelljes që është mëkatare (Al-Munkar).

Pa qenë plotësisht i vetëdijshëm për këtë, Muslimani i shekullarizuar në fund të fundit jeton një jetë që në asnjë mënyrë nuk është formësuar apo kushtëzuar nga shpërblimet e Xhenetit (Al-Xhennah) ose dënimet e Ferrit (Xhehenem). Në të vërtetë, muslimanët e shekullarizuar përfundojnë duke humbur vetëdijen se çfarë është mëkati.

Në shoqërinë shekullare, nuk është fjala e Allahut të Lartësuar ajo që është masa (Al-Mizan) e të gjitha gjërave. Njeriu më tepër e pozicionon veten në qendër të universit të tij dhe ai jep masën e të gjitha gjërave. Ai përcakton se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Arsyeja e tij vendoset si gjykatës i çdo gjëje që shpall se është Fjala e Allahut. Dhe kur Fjala e Allahut duket se nuk përputhet me preferencat racionale të njeriut, atëherë Fjala e Allahut ose duhet të rishkruhet, ose të refuzohet, ose, më keq, t'i nënshtrohet një interpretimi progresiv!

Ky quhet shekullarizimi i fesë. Dhe ky është fati i tmerrshëm që i ndodhi Judaizmit dhe Krishterimit në qytetërimin modern perëndimor, dhe ky fat arriti në pragun e Muslimanëve kur ushtritë e Europianëve judeo-kristianë kolonizuan botën e Islamit me majë të një shpate fanatike. Ky fat ishte i pashmangshëm për Hebrenjtë dhe të Krishterët, sepse ata kishin shtrembëruar të Vërtetën e Shpallur. Por kjo do të ishte e pafalshme për Muslimanët, sepse e Vërteta e Shpallur në Kuran mbrohet nga vetë Allahu Më i Larti. Dhe kuptimi themelor i kësaj të Vërtete mundësohet nga shpjegimet e dhëna nga Profeti Mohamed (salallahu alejhi ue selem), në shembullin e tij personal (Sunet) dhe në modelin e një shoqërie të shenjtë që ai krijoi!

Për t'u mbrojtur nga përvetësimi dhe integrimi total nga xhahilijeti (d.m.th., injoranca e të Vërtetës së shpallur nga Allahu) i ri i sofistikuar dhe shekullar, këta Muslimanë të shekullarizuar duhet të nxitojnë të mësojnë mësimin e mëposhtëm: Islami i paraqet njerëzimit një model alternativ të jetës dhe shoqërisë, një model që është një konkurrent i modelit të sotëm të shekullarizuar. Në modelin e shenjtë të jetës së Islamit, kjo botë merr kuptim vetëm në lidhje me këtë botë transcendentale nga e cila dalin Al-Hak, Al-Halal dhe Al-Ma'ruf.

Kur kuptojmë se si bota këtu më poshtë lidhet me këtë botë transcendentale, atëherë edhe kjo botë e poshtme bëhet e shenjtë. Jeta bëhet e shenjtë. Dhe gruaja bëhet e shenjtë, d.m.th., për burrat. Kështu mund ta kuptojmë statusin e gruas në modelin e shenjtë të jetës. Atëherë ne mund t'i përgjigjemi sfidës së paraqitur nga modeli shekullar, i cili, duke kërkuar në mënyrë naive të çlirojë gratë, është përgjegjës për shkatërrimin më të madh të paqes dhe lumturisë së grave që bota ka dëshmuar ndonjëherë në të gjithë historinë.

Nëpërmjet agjërimit ne përmirësojmë gjendjen tonë të harmonisë me jetën e shenjtë dhe botën e shenjtë! Jeta e shenjtë është një jetë që jetohet me qëllim që të kënaqet Allahu i Madhëruar. Kjo është mënyra se si duhet të jetojmë. Kjo është rruga drejt fuqisë.

Lutemi që lexuesi të përfitojë nga informacioni dhe analiza e paraqitur këtu, dhe në veçanti, që Muslimanët e shekullarizuar që e kanë ndërprerë agjërimin, të binden t'i kthehen jetës së shenjtë dhe institucionit të agjërimit, i cili bën kaq shumë për të na kujtuar botën e padukshme dhe për të na forcuar me vlerat që vijnë nga ajo botë e padukshme. Pa këto vlera, e vetmja e ardhme që mund të presë njerëzimi do të jetë ajo e pakënaqësisë dhe zhgënjimit, tragjedi pas tragjedie!

Allahu e pranoftë shërbimin tonë të përulur në kauzën e së Vërtetës së Tij të Shpallur - e Vërteta që mund të sjellë paqe dhe lumturi, kënaqësi dhe sukses në jetën përndryshe e thatë, si dhe në rendin shoqëror aktualisht në prag të kolapsit.

Commentaires

Posts les plus consultés de ce blog

Coran (sourates) à lire là journée.

Coran (sourates et versets) à lire le soir.

Sourate AL-KAHF / LA CAVERNE en phonétique | Sourate 18 AL-KAHF · 110 versets