Si Profeti (lutja dhe paqja e Zotit qofshin mbi të) i dha udhëzime të sëmurit dhe e mësoi të lutej
[...] Përderisa do të joshësh nga lajkat si një grua, o burrë pa urtësi: si do të ndihmohesh nga genjeshtrat dhe përkdheljet? Merr lajkën, fjalët e ëmbla dhe përkdheljen dhe i vë si ari në gjirin tënd. Për ty, fyerjet dhe goditjet e mbretërve (shpirtërorë) do të ishin më të mira se lavdërimet e njerëzve të humbur. Gëlltise shakullin e mbretërve (shpirtërorë), mos gëlltis mjaltin e rrugaqit, në mënyrë që falë këtyre personazheve të bëhesh personazh; Sepse prej tyre vijnë lumturia dhe rrobat e nderit: në hijen e shpirtit (rûh), trupi bëhet nâfs. Aty ku gjen dikë të zhveshur dhe të mjerë, dije se ai ka ikur larg nga mjeshtri/mësuesi (shpirtëror), Për t'u bërë ashtu siç dëshiron zemra e tij - kjo zemër e verbër, e çoroditur, e padenjë. 2590 Nëse do të ishte bërë ashtu siç dëshironte mjeshtri i tij, ai do të kishte nderuar vetën dhe familjen e tij. Kushdo që në këtë botë ikë nga mjeshtri i tij, ikë larg prej lumturisë. Dije mirë! Ke mësuar një zanat për të fituar jetesën për trupin tënd...