Si Profeti (lutja dhe paqja e Zotit qofshin mbi të) i dha udhëzime të sëmurit dhe e mësoi të lutej

[...]
Përderisa do të joshësh nga lajkat si një grua, o burrë pa urtësi: si do të ndihmohesh nga genjeshtrat dhe përkdheljet?
Merr lajkën, fjalët e ëmbla dhe përkdheljen dhe i vë si ari në gjirin tënd.
Për ty, fyerjet dhe goditjet e mbretërve (shpirtërorë) do të ishin më të mira se lavdërimet e njerëzve të humbur.
Gëlltise shakullin e mbretërve (shpirtërorë), mos gëlltis mjaltin e rrugaqit, në mënyrë që falë këtyre personazheve të bëhesh personazh;
Sepse prej tyre vijnë lumturia dhe rrobat e nderit: në hijen e shpirtit (rûh), trupi bëhet nâfs.
Aty ku gjen dikë të zhveshur dhe të mjerë, dije se ai ka ikur larg nga mjeshtri/mësuesi (shpirtëror),
Për t'u bërë ashtu siç dëshiron zemra e tij - kjo zemër e verbër, e çoroditur, e padenjë.
2590 Nëse do të ishte bërë ashtu siç dëshironte mjeshtri i tij, ai do të kishte nderuar vetën dhe familjen e tij.
Kushdo që në këtë botë ikë nga mjeshtri i tij, ikë larg prej lumturisë. Dije mirë!
Ke mësuar një zanat për të fituar jetesën për trupin tënd: kushtoju tani një aktiviteti fetar.
Në këtë botë, je bërë i veshur mirë dhe i pasur: kur të largohesh nga këtu, si do të ja bësh?
Mëso një zanat që pastaj, fitimi i faljës së Zotit të mund të arrijë si pagë.
Bota përtej është një qytet plot tregti dhe fitime: mos mendo se fitimet këtu poshtë janë të mjaftueshme.
Zoti i Lartësuar ka thënë se krahas fitimeve të ahiretit, fitimet e dynjas janë si lojërat e fëmijëve,
Si një fëmijë që puth një fëmijë tjetër: ai e bën atë si në një përqafim seksual;
Ose si fëmijë që ndërtojnë një dyqan për të luajtur, por kjo nuk ju shërben për qëllim tjetër veçse të argëtohen.
Bie nata dhe fëmija që luante si dyqanxhi kthehet në shtëpi, i uritur: fëmijët e tjerë kanë shkuar dhe ai ka mbetur vetëm.
2600 Kjo botë është një shesh lojrash dhe vdekja është nata : ti kthehesh me çantë bosh, i rraskapitur.
Fitimet e fesë janë dashuria dhe ekstaza e brendshme - aftësia për të marrë [pranuar/pritur] dritën e Zotit, o njeri kokëfortë!
Ky nâfs i poshtër mishor/trupor dëshiron që të fitosh atë që zhduket - për sa kohë do të fitosh atë që është e poshtër? Hiq dorë! Mjaft!
Nëse nâfsi i poshtër mishor/trupor dëshiron që të fitosh atë që është fisnike, ka disa mashtrime dhe dinakëri pas kësaj.


Burimi : Mohamed Xhalal od Din Rumi - Mathnawi - Libri II.

Commentaires

Posts les plus consultés de ce blog

Coran (sourates) à lire là journée.

Coran (sourates et versets) à lire le soir.

Sourate AL-KAHF / LA CAVERNE en phonétique | Sourate 18 AL-KAHF · 110 versets