Pasardhësit fisnikë dhe të pastër të Profetit të dashur (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të)
Jetojmë në një kohë kur kushdo që përmend familjen e të Dërguarit të Allahut (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) asimilohet menjëherë dhe në mënyrë të vrazhdë ose me një shiit ose me një sufi.
Ky konfuzion buron nga injoranca e thellë dhe është e domosdoshme që komuniteti të zgjohet dhe të çlirohet nga ky mit. Vërtet, dashuria për familjen e Profetit (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është obligim për këdo që beson në Allahun si Zot dhe në Islamin si fe.
Kjo dashuri nuk është as opsionale dhe as një shenjë e thjeshtë simpatie. Përkundrazi, ajo është pjesë përbërëse e besimit dhe përbën një shprehje të sinqertë të lidhjes tuaj me të Dërguarin e Allahut (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ai vetë e deklaroi këtë në këto fjalë :
"Duaje familjen time për dashurinë për mua."
Dashuria ndaj familjes së Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk është diqka ekstra, por përbën një bazë të besimit. Në lidhje me këtë, transmetohet nga Abu Said El-Khudri (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
"Pasha Atë që mban shpirtin tim në dorën e Tij, askush nuk ka urrejtje ndaj nesh, Ahl al-Bayt (Njerëzt e Shtëpisë Profetike), pa u kushtuar banorëve të Xhehenemit."
Këto fjalë janë të qarta dhe pa mëdyshje : kushdo që ushqen armiqësi ndaj familjes së Profetit (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është ndër të mallkuarit.
Një ditë, Profeti (paqja qoftë mbi të) kapi Hasanin dhe Huseinin për dore, i futi në shtëpinë e tij dhe tha:
“Ai që më do mua dhe që i do këta të dy, babain dhe nënën e tyre (Aliun dhe Fatimen), do të jetë me mua, në shkallën time, në Xhenet.”
Çfarë hiri i pamasë! Cili është shpërblimi më i çmuar se ai i dashurisë së sinqertë ndaj të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe familjes së tij fisnike?
E viziton babanë, nënën, vëllanë, dajën, tezen? Dhe a vizitoni edhe Ehli Bejtin?
Commentaires
Enregistrer un commentaire