Jeta e Sheikh Ahmed Tizhanit, Allahu qoftë i kënaqur me të

Fëmijëria

Në ‘Ain Madhi, një fshat i vogël i vendosur në shkretëtirën algjeriane pak kilometra larg Laghuat, ishte një shtëpi tradicionale e përulur prej dheu. Modestia e vendit fshihte brenda saj një grua të re, e cila në një cep të shtëpisë së saj dhe me gjithë guximin që karakterizon gratë e këtyre trevave, sapo kishte sjellë në jetë një djalë të cilin e quajti Ahmed. Kështu në vitin 1150 hixhri (1737/38) erdhi në botë Seïdina Ahmed Ibn Mohamed Ibn Mokhtar Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar).

Ky vend i izoluar, larg rrëmujës së qyteteve të mëdha, kishte disa vite që shquhej për staturën e dijetarëve dhe devotshmërinë e tyre. Sheikh 'Abdallah ibn Mohamed El 'Ijachi (v. më 1090), i cili kaloi nëpër këtë fshat, e përmendi atë në shkrimin e tij Rihlata. Ai gjithashtu takoi Sidi Ahmedin, stërgjyshin e Seïdinës (Allahu qoftë i kënaqur me të), emrin e të cilit e trashëgoi dhe e përshkroi atë me termat lavdërues : "dijetar i madh".

Babai i Seïdinës (Allahu qoftë i kënaqur me të), Sidi Mohamed ibn Mokhtar, ishte një dijetar skrupuloz, i dashur dhe i respektuar. I rrënjosur në Sunet, ai ishte një përkujtues dhe mësues në fushën e Tafsirit dhe Hadithit. Ai i thirrte dhe këshillonte njerëzit që të bëjnë mirë duke i inkurajuar të zbatojnë Sunetin dhe duke luftuar çdo inovim pa u frikësuar, për Allahun, nga dëmi i dikujt. Ai ndonjëherë merrte vizita nga entitete shpirtërore “Ruhani” të cilët i propozonin të plotësonin nevojat e tij. Ai refuzonte propozimet e tyre dhe i largonte duke thënë: “Më lini me ALLAH-un! Unë nuk dua lidhje tjetër përveç Tij, nuk kam nevojë për ju” dhe e lininë. Ai ishte i lidhur fort pas Allahut dhe kishte një dhomë në shtëpinë e tij të rezervuar për përkujtim. Ai vinte nga një degë me shumë dijetarë dhe shenjtorë të arrirë (Kamal).

Si shembull, mund të citojmë stërgjyshin e Seïdinës (Allahu qoftë i kënaqur me të), Sidi Mohamed, i cili ishte i pari që shkoi dhe u vendos në 'Ain Madhi, ku u martua me një grua nga fisi Banu Tuzhine. Ai ishte gjithashtu një dijetar i madh dhe kishte një dhomë në shtëpinë e tij që shërbente si një vend për tërheqje shpirtërore në të cilën askush tjetër përveç tij nuk kishte të drejtë të hynte.

Ai e kishte zakon të mbulonte fytyrën kur dilte nga shtëpia për të shkuar në masxhid dhe kështu rrinte i mbuluar deri në kthimin e tij, në qelinë e izolimit. Kur Seïdina (Allahu qoftë i kënaqur me të) u pyet për arsyen pse paraardhësi i tij e mbuloi fytyrën para njerëzve, ai u përgjigj : "Kjo mund të jetë për shkak se ai ka arritur një shkallë të caktuar në shenjtëri. Kjo shkallë kishte si pasojë që kushdo që e shikonte nuk mund të ndalonte më shikimin për një moment të vetëm duke rrezikuar të vdiste. Tani ai ishte ndër bartësit e kësaj veçorie të cilën e fitoi gjatë njëzet e tre vjetësh, karakteristika të atyre që kishin arritur shtatëdhjetë e dy shkencat Mohamediane. Prandaj ishte për të gjitha këto arsye që ai e mbuloi vullnetarisht fytyrën e tij."

Seïdina Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) lindi në botë nga Zonja e devotshme dhe e pastër 'Aïsha, vajza e Sidi Mohamed Senussi Tizhani Madaui. Për më tepër, Seïdina (Allahu qoftë i kënaqur me të) merr origjinën e emrit të tij, prej të afërmve nga nëna. Ajo ishte një grua e devotshme dhe e përkushtuar me cilësi të rralla dhe të çmuara. Ajo ia kushtoi shumicën e ditëve dhe netëve të saj përkujtimit të Allahut dhe lutjes ndaj Pejgamberit (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ajo ishte një nënë e kujdesshme, e mbushur me dashuri dhe mëshirë. Ajo kishte edhe disa fëmijë të tjerë, vajza dhe djem, të cilët vdiqën në moshë të re. Ajo i priti këto sprova me pranim dhe besim në shpërblimin Hyjnor. Kështu, nga fëmijët e saj, mbijetoi vetëm një vajzë me emrin Rukaja, pastaj Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) dhe në fund një djalë me emrin Mohamed, por i cili mori pseudonimin Ibn 'Omer, sepse ishte i hedhur në fushën e shkencës dhe Kuranit.

Seïdina Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) ishte me prejardhje Sherifiane, që do të thotë se gjenealogjia e tij shkonte deri tek Profeti i dashur (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), nga Seïdina Ali dhe Fatima (Allahu qoftë i kënaqur me ta) nëpërmjet djalit të tyre Hasanit (Allahu qoftë i kënaqur me të). Megjithatë, ai nuk u mbështet në thashethemet apo në ato që përmendeshin në çertifikatën e tij gjenealogjike, derisa ai pati vetë mundësinë të pyeste Profetin e dashur (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) në gjendje të zgjuar. Në të vërtetë, ai tha (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar): “E pyeta zotërinë e ekzistencës për prejardhjen time, a isha sherif apo jo? Dhe në lidhje me fisin në qytetin ku kam lindur dhe që pretendonte se ishte me prejardhje sherifiane, cili ishte realiteti? Ai m'u përgjigj (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të): "Sigurisht që ti je djali im, sigurisht që ti je djali im, sigurisht që ti je djali im" dhe e përsëriti tri herë pastaj shtoi (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të): “Prejardhja jote përmes Hasanit të birit të Aliut është autentike”. »

Vetëm pas këtij konfirmimi ai u prezantua duke i titulluar letrat e tij me: “Ahmed ibn Mohamed Tizhani el Hasani”

Sa për banorët e fshatit të tij, Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) tha: “Profeti (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) heshti për ata dhe nuk më konfirmoi në asnjë mënyrë autenticitetin e përkatësisë së tyre gjenealogjike. »

Në të vërtetë, Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) nuk ishte prej origjinës së tyre, sepse paraardhësi i tij u vendos pranë tyre vetëm rastësisht. Prandaj, ata nuk kanë asnjë lidhje gjenealogjike përveçse nëpërmjet grave. Si rrjedhim, ai ishte i lidhur me ta për shkak të vendosjes së paraardhësit të tij në fshatin e tyre. Paraardhësi i tij, Sidi Salim, vjen nga fisi Abda afër Safit, në litoralin atlantik të brigjeve marokane.

Kështu, pikërisht në këtë mjedis besimi, shkence dhe shenjtërie lindi Seïdina Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar). Ai sigurisht u rrit në një shtëpi modeste, por ajo ishte kutia e një familjeje shumë të lidhur me Kuranin dhe Sunetin.

Edukimi i fëmijës së shenjtë iu besua të famshmit dhe prestigjiozit Mohamed Ibn Hamu Tizhani (v. 1162 H) nën drejtimin e të cilit ai mësoi përmendsh të gjithë tekstin Kuranor, në moshën shtatë vjeçare. Ai ishte një burrë i devotshëm dhe mësonte fëmijët. Ai vetë bëri mësimin e tij me Sheikhun e tij Sidi ‘Isa Bu’akaz el Madaui Tizhani, i cili ishte një njeri i devotshëm i njohur për shenjtërinë e tij dhe që gjithashtu mësonte fëmijët. Një ditë, ai shpalli se kishte parë në ëndërr Zotin Më të Lart duke i recituar Kuranin, nga fillimi në fund, në versionin Warsh. Atëherë Zoti i tij i Lartësuar i tha: “Kështu u shpall.”

Seïdina Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) e mësoi ligjin musliman (fikhun) sipas shkollës së Imam Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ai studioi traktatet e ndryshme të jurisprudencës si Halil, Risalat, Mukadima të Ibn Rouchd dhe Lakhdari me Njohësin e Allahut, dijetarin Sidi Mabruk ibn Bu'afiya Madaui Tizhani. Sidi Mabruk vdiq në vitin 1166 hixhri.

Që në moshë shumë të re, Seïdina Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) u shqua për zgjuarsinë dhe devotshmërinë e tij, si dhe për virtytet dhe modestinë e tij. Ai ishte i zellshëm në studimet e tij dhe kishte një vullnet të habitshëm. Çfarëdo që fillonte, e mbaronte. Asnjë detyrë, sado e mundimshme, nuk e trembte dhe asnjë pengesë nuk mund ta largonte nga qëllimi i tij, derisa arriti kulmin. Vetëdija/Zgjimi dhe të kuptuarit e tij ishin Zotërues dhe e tejkalonin shumë atë që mund të fitohej nëpërmjet mësimit dhe mësimdhënies. Gjatë mësimeve, ai ishte përpara të gjithë studentëve në fushat komplekse të jurisprudencës, pa lexuar ndonjëherë një vepër apo dëgjuar ndonjë gjë në lidhje me këto lëndë. Njerzët nga fshati i tij dhe ata nga shkretëtira përreth si dhe studiues erdhën për të përfituar nga kontejneri i dijes së tij. Dhe sa ishte ende i ri, jepte mësime dhe njoftime juridike (Fatwa) në fusha të ndryshme. Aura e personalitetit të tij magjepsi të gjithë ata që e shikonin dhe parashikonte një fat të jashtëzakonshëm.

Një ditë, kur ai ishte ende fëmijë dhe po kthehej në shtëpi, Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) gjeti një pjatë të përgatitur nga nëna e tij të quajtur "Lafet" e bërë nga rrepë thjesht të kripur dhe të pjekur. Por, përveç një varieteti, ai nuk i pëlqente rrepat, kështu që u largua nga shtëpia shumë i mërzitur. Ai takoi fqinjin e tij, emri i të cilit ishte Sidi Gurid (Allahu qoftë i kënaqur me të), një burrë i virtytshëm që kishte Dije. Ky i fundit, pasi e ka marrë në pyetje dhe mësoj shkakun e kësaj bezdie, e ftoj që të vijë të hajë në shtëpinë e tij. Duke hyrë në shtëpi, ai i tha gruas së tij: "Kemi një mysafir të madh të nderuar, përgatit "Rfiss" " dhe kjo ishte një pjatë e rezervuar për raste të veçanta në 'Ain Madhi. Ajo e përgatiti atë, por ishte e intriguar nga identiteti i këtij të ftuari të shquar misterioz. Ajo shikoi me maturi për të parë këtë personazh të famshëm, por pa vetëm fqinjin e ri, Sidi Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar). Më pas ajo bërtiti: “Çfarë! A është Ahmedi i vogël i ftuari yt i nderuar?! » Ai u përgjigj: “Hesht! Ti nuk e din shtrirjen e fatit të tij. »

Një herë tjetër gjatë fëmijërisë së tij, ndërsa po largohej nga klasa, ai pa (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) një dritë të pamasë që buronte nga para tij dhe që shtrihej deri në qiell. Pejgamberi (lutja de paqja Allah-ut qofshin mbi të) u shfaq papritmas para tij dhe e inkurajoi: "Vazhdo, se ti je në të vërtetën". Ai ishte aq i tmerruar sa u strehua në shtëpinë e tezes, e cila ndodhej aty pranë. Ajo e mbuloi dhe e ngushëlloi duke i përgatitur bukë. Emri i saj ishte Zhurkhum, Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) e donte shumë dhe e konsideronte si një nënë. Më vonë ai shpalli se ajo ishte një shenjtore dhe se të gjitha kërkesat që bëheshin pranë varrit të saj, për të mirë apo për të keqe, u plotësuan në mënyrë të pashmangshme. Kjo deri në atë pikë sa u bë e nevojshme të fshihej vendi i varrit të saj nga njerëzit e thjeshtë. Deri më sot ky vend është i panjohur për të gjithë në ‘Ain Madhi. 

Këtij fëmije të ri i ka ndodhur shpesh të shohë në ëndërr skicën e fatit të tij. Në të vërtetë, ai e pa veten në një fron duke menaxhuar dhe komanduar një mori krijesash. Ai transmetoi (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar): "Unë pashë, kur isha ende i vogël dhe para pubertetit, një fron mbretëror që dukej se ishte përgatitur për mua dhe mbi të cilin u ula. Unë kisha një ushtri të madhe që komandova për të përmbushur nevojat si një mbret."
 
Në një ëndërr tjetër, ai pa Profetin e dashur (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) në Ain Madhi duke kalëruar dhe Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) e ndjekte nga afër. Ai donte t’i bënte kërkesa, por preferoi të priste derisa Profeti i dashur (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) të zbriste nga kali, në mënyrë që të ndihej më rehat.
 
Kur zbriti Profeti i dashur (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), ai shkoi në një fushë dhe hyri në namaz. Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) donte t'i bashkohej për t'u lutur me të, por ai iu bashkua vetëm gjatë ciklit të dytë të namazit (rekatit). Ai e kuptoi nëpërmjet kësaj ëndrre se do ta arrinte kërkimin e tij vetëm në pjesën e dytë të jetës së tij, e cila përfaqësohej nga rekati i dytë.
 
Ai gjithashtu raportoi për një ëndërr tjetër (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar): "E pashë veten në formën e një mbreti ndërsa njerëzit po më betoheshin për besnikëri. Kisha me vete një turmë të panumërt. Ata përgatitën për mua një fron Kalifati mbi një çati të lartë, si dhe një rrobë mbretërore. Kur erdhi koha e namazit të Drekës, doja t’i urdhëroja dikujt që ta drejtonte atë për ne, siç bëja në realitet, pastaj mendova dhe thashë me vete: “Është Kalifi ai që duhet ta udhëheqë namazin.” Shkova përpara dhe e drejtova namazin deri në përfundimin e tij. Kur ia tregova këtë njërit prej të dashurve të mi, i thashë: “Unë besoj se Allahu i Lartësuar dëshiron për mua pozitën e Polit […]”
 
Në moshën e pubertetit, babai i tij e martoj dhe Seïdina (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) vazhdoi të jetonte në shtëpinë familjare, i rrethuar nga prindërit, të cilët i çmonte me butësi. 
 
Megjithatë, një ngjarje tragjike do të lidhte fatin e Sheikh Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) me atë të Profetit të Shenjtë (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). 
 
Në vitin 1166 H (1752/53), kur ai ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, babai dhe nëna e tij vdiqën në të njëjtën ditë pas një epidemie murtaje, duke e lënë jetim. Ishte tezja e tij ajo që e mori në shtëpi. Pavarësisht dhimbjes së ndarjes, kjo provë e vështirë nuk ndikoi në moralin e tij, ai vazhdoi studimet në fshatin e tij me gjithnjë e më shumë vendosmëri. Për më tepër, pas një viti martese, ai e liroi gruan nga lidhja martesore. Ai ishte aq i zhytur në kërkimin e dijes saqë nuk mund t'i kushtonte asaj gjithë vëmendjen që e konsideronte të nevojshme për të. Ai konsideronte (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) se përparësia e tij ishte arritja e frikës së vërtetë e Allahut në përputhje me fjalën e Shumë të Lartit: "Nga robërit e Tij, vetëm të diturit i frikësohen Allahut." (Surja 35 Krijuesi, vargu 28)
 
Kërkimi i tij
 
Në vitin 1171 H. (1757/58), në moshën 21 vjeç, ai u largua nga ‘Aïn Madhi, i shtyrë nga një etje e pamasë, për në Fez, qytetin e famshëm të shkencës me Xhaminë-Universitetin e tij të famshme Karauijin. Në këtë qytet, mjeshtra të mëdhenj dhe njerëz të shenjtë jetonin krah për krah, të cilët Seïdina Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) ndërmori t'i vizitonte për të përfituar nga mësimet e tyre shpirtërore, si dhe nga bekimet e tyre (baraka). Në të vërtetë, ai e konsideronte kërkimin e shoqërisë së mjeshtrave të Sufizmit si një mënyrë për të përsosur kërkesat e Ligjit nga jashtë dhe nga brenda. Ai (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) tha për këtë: “Dije se Sufizmi është të zbatosh urdhrat, të braktisësh ndalesat, qofshin ato të jashtme apo të brendshme, aty ku Ai është i kënaqur dhe jo aty ku ti je i kënaqur.”
 
Çdo ditë, njohuritë e tij, të fituara nga doktorët e Universitetit, rriteshin. Ai ndoqi të gjitha rrethet e mësimdhënies në Karauijin, por nuk u ndal me kaq; ai ndoqi edhe ato që mbaheshin në xhami ose zauije të tjera. Ai kishte një interes të veçantë për shkencën e Hadithit. Ai do të thoshte më vonë:
 
“Shkenca ndahet në katër kategori:

– Një shkencë që e ngurtëson zemrën është jurisprudenca dhe ngurtësia në zbatimin e saj.

– Një shkencë që nxit mburrjen është gramatika dhe lëndët e lidhura me të.

– Një shkencë që nxit shkëputjen nga kjo botë është historia dhe lëndët e lidhura me të.

– Një shkencë që ndriçon zemrën është njohja e Hadithit (thënieve profetike) dhe implikimeve të saj.” 
 
Ai gjithashtu u konsultua me disa ekspertë për të përvetësuar shkencën e recitimit të Kuranit.
 
Ai kishte aftësinë të mësonte përmendësh atë që dëgjonte që në dëgjimin e parë. Kështu, ai dinte përmendësh dhe në tërësinë e tyre vepra të shumta të jurisprudencës (Fikhut) si Mukhtesarin e Shejh Khalilit, Tahdhib Al Baradha’i, por edhe Sahih Bukhari, Muslimin dhe Muwatta e Imam Malikut… Kështu, ai mori të gjitha diplomat që i jepnin të drejtën për të dhënë mësim të gjitha shkencat e njohura për muslimanët e asaj kohe. Megjithatë, etja e tij për dije nuk u shua. Përpjekjet e tij, frika e tij nga Allahu, modestia e tij, dashuria e tij për të vërtetën dhe neveria e tij ndaj gënjeshtrës impononin respektin e të gjithëve.
 
Gjatë gjithë këtyre viteve, Shejh Ahmed Tizhani (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) u lidh me disa rrugë (6 rrugë) dhe takoi Aulija të mdhaj por pa marrë prej tyre. 
 
Burimi : https://tidjaniya.com/fr/vie-sidi-ahmed-tidjani/

Commentaires

Posts les plus consultés de ce blog

Coran (sourates) à lire là journée.

Coran (sourates et versets) à lire le soir.

‘The Charter of Privileges to Christians’