Një letër të cilën Profeti Muhamed (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) e kishte adresuar për murgjërit e Manastirit të Shën Katerinës, daton e dërguar rreth vitit 626-28.
“Ky është një mesazh nga Muhamedi, i biri i Abdullahut, si një pakt për ata që mbajnë Krishterimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta.
Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmësit, dhe ndjekësit e mi i mbrojmë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe betohem në Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata.
Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta.
As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e muslimanëve.
Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet Profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statusin tim të sigurtë kundër gjithçkaje që ata urrejnë.
Asnjë nuk do t’i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t’i obligojë për luftë.
Muslimanët duhet të luftojnë për ta.
Në qoftë se një femër kristiane martohet me një musliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur.
Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t’u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre.
Asnjë njëri nga ummeti (bashkësia muslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kijametit.”
Commentaires
Enregistrer un commentaire