Komenti i ajetit 35 të sures 05 nga Sidi Ahmed Tizhani (Allahu qoftë i kënaqur me të)

KOMENTET E AJETEVE TË KURANIT NGA SIDI AHMED TIZHANI - 13 KORRIK 2018

" E pyeta Seïdina Ahmed Tizhanin (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) për kuptimin e ajetit : “O ju që besuat! Kini frikë Allahun, kërkoni menyrën për t'iu afruar Atij […]" (Surja 05 El Maida, ajeti 35)

Ai u përgjigj (Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij të çmuar) :

" Kuptimi i tij është të keni frikë Allahun, të keni frikë nga ashpërsia e dënimit të Tij dhe të kërkoni mënyrën për të shkuar tek Ai, domethënë veprat e devotshme në të cilat është kënaqësia e Tij - i Madhëruar dhe i Lartësuar.

Ky ajet interpretohet gjithashtu sipas mënyrës së aludimit (Icharat) duke thënë “kërkoni mënyrën që do t'ju lejojë të shkëputeni nga çdo gjë tjetër përveç Tij, duke u lidhur me atë mënyrë”. Por, nuk ka mënyrë më të madhe se Pejgamberi (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Dhe, nuk ka asnjë shkak që lidhë me Pejgamberin (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) më të madh se lutja mbi të.

Në mesin e të gjitha mënyrave për t'iu afruar Allahut, është Sheikhu i arritur (Sheikh Kamal). Sigurisht, ai është gjithashtu mënyra më e madhe që lidhë me Të. "

Fund.

Teksti i marrë dhe i përkthyer nga libri Xhauahiru-l-Ma’ani 

Kërkim dhe përkthim Zauija Tizhanija El Kubra e Europës

Burimi : https://tidjaniya.com/fr/commentaire-du-verset-35-de-la-sourate-05-par-sidi-ahmed-tijani-qu-allah-l-agree/

Commentaires

Posts les plus consultés de ce blog

Coran (sourates) à lire là journée.

Coran (sourates et versets) à lire le soir.

Sourate AL-KAHF / LA CAVERNE en phonétique | Sourate 18 AL-KAHF · 110 versets