Këshilla të shkruara nga Sidi Ahmed Tizhani, Allahu qoftë i kënaqur me të
MËSIMET E PARAQITURA, LETRA NGA SIDI AHMED TIZHANI - 11 MAJ 2021
Në emrin e Allahut, i lavdëruar qoftë Ai, dhe lutjet dhe përshëndetjet mbi të Dërguarin e Allahut.
Paqja qoftë mbi ju dhe mëshira dhe bekimi i Allahut.
Unë ju rekomandoj juve dhe vetes që t'i ruani urdhërimet e fjalës profetike vijuese:
“Ka tre shkaqe shpëtimi dhe tre shkaqe humbje :
– Sa i përket shkaqeve të shpëtimit, ato janë frika ndaj Allahut (takwa Allah) në fshehtësi dhe në publik, fjala e vërtetë në pajëtim si në zemërim, dhe moderimi në pasuri si në varfëri.
– Sa i përket shkaqeve të humbjes, ato janë: koprracia e ndjekur, një pasion/qef i ndjekur dhe dashuria e tepruar për veten. »
Dhe fjala e tij (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) që thotë: “Nuk ka poshtë qiejve, zot të adhuruar veç Allahut, më të madh se sa një pasion/qef i ndjekur. »
Dhe fjala e tij (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) që thotë: “Është pjesë e Islamit të bukur dikush që braktisë atë që nuk i përket.”
Dhe fjala e tij (lutja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) që thotë: “Mos dëshironi përballjen me armikun dhe luteni Allahun për shpëtim dhe nëse bieni ballë për ballë me armikun, atëhere duroni. »
Edhe pse kjo lidhet me luftën në rrugën e Zotit për të luftuar jobesimtarët, në kohën tonë ka të bëjë me nevojën për të qenë të butë përballë të këqijave që vijnë nga njerëzit. Kushdo që dëshiron, nga zemra e tij, t'u shkaktojë dëm të tjerëve, Allahu do t'i drejtojë këta njerëz kundër tij, në mënyrë që ai të mos mund të bëjë asgjë kundër tyre.
Robi duhet t'i kërkojë Allahut mbrojtjen e personit të tij në mënyrë që të mos provokojë të këqijat e njerëzve dhe mosmarrëveshjet. Nëse të këqijat e tyre e arrijnë atë pa ndonjë shkak paraprak nga ana e tij, ideali i asaj që nënkupton shkenca është të kthejë të mirën në këmbim të së keqës. Nëse nuk është në gjendje ta bëjë këtë, le të jetë i butë, sepse falja i shuan zjarret e përçarjes. Ai pastaj duhet të jetë i durueshëm ndërsa fati shpaloset dhe nuk duhet t'iu përgjigjet të këqijave të tyre. Nëse flakët e të këqijave të tyre rriten, atëherë le të mbrohet në mënyrën më të bukur, me butësi dhe mirësi. Nëse kjo ende nuk ka sukses, ai, nëse është e mundur, duhet të ikë dhe të largohet nga vendi ku ndodhet. Nëse e ka të vështirë të largohet ose nuk gjen forcën për ta bërë këtë, le të mbrohet sa më pak nga dëmi që mund të pësojë.
Le ta bëjë këtë në dukje, duke i shumëfishuar lutjet e tij drejtuar Allahut, duke i kërkuar Atij fshehurazi dhe me durim që t'i largojë të këqijat që i ndodhin, derisa Allahu t'i sjellë lehtësim. Të gjithë këta hapa të përmendur rekomandohen nga shkenca.
Kujdes, dhe përsëri kujdes, për atë që vuan të keqën dhe përgjigjet me të keqën, për shkak të temperamentit të tij impulsiv, errësirës së injorancës dhe vetë-dashurisë të tij. Kushdo që vepron në këtë mënyrë, edhe nëse trajtohet padrejtësisht, do të përmbytet nga oqeani i keq i krijesave dhe kështu do të ketë merituar humbjen në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky është dënimi i tij, sepse ai u largua nga Allahu që në fillim.
Në të vërtetë, nëse ai do të ishte strehuar tek Ai, duke e përmendur Atë me përulësi ndersa i parashtronte ankesat e tij, duke njohur pafuqinë dhe dobësinë e tij, Allahu do ta largonte dëmin e pësuar, pa shkak, ose me një shkak pa kundërvënie. Ose Ai do t´i kishte shpërqendruar krijesat e Tij me preokupime, duke i bërë kështu të pafuqishme. Ose Ai do t'kishte zbritur mbi robinë e Tij butësinë e Tij të plotë ose një durim të bukur, duke e lejuar atë të përballet me vuajtjet e tij përmes cilësive të përmendura, derisa Allahu t'i japë lehtësim. Në këtë mënyrë, ai do të ishte shpërblyer në këtë botë dhe në botën tjetër.
Shpërblimi i atij që vepron në përputhje me këtë do të jetë, së pari në këtë botë, përfundimi më i mirë dhe manifestimi i fitores së tij mbi krijesat, në përputhje me pozitën/stacionin e tij. Shpërblimi i tij në jetën e përtejme do të jetë fitimi i asaj që e tejkalon shpresën e tij, në përputhje me premtimin e Allahut dhënë durimtarëve.
Allahu – qoftë i Madhëruar dhe i Lartësuar – thotë:
“Dhe premtimi shumë i mirë i Zotit tënd për bijtë e Izraelit u përmbush si shpërblim për durimin e tyre. » (Sure 7 El Araf, ajeti 137)
“O ju që besuat! Kërkoni ndihmë në durim dhe në namaz, se Allahu është me durimtarët. » (Sure 2 Lopa, ajeti 153)
“Dhe nëse dënoni, jepni dënim të barabartë me të keqen që ju është bërë. Dhe nëse duroni, është shumë më mirë për durimtarët. » (Sure 16 Bletët, ajeti 126)
“Kush ka frikë dhe është i durueshëm, padyshim që Allahu nuk ua humbë shpërblimin bamirësve. » (Sure 12 Jusuf, ajeti 90)
Si dhe vargje (ajete) të tjera.
Dhe për shkak se njerëzit nuk i kushtojnë aspak vëmendje asaj që sapo përmendëm, do t'i shihni ata në vuajtje të përhershme, duke vuajtur secili nga të këqijat e tjetrit. Kështu, atyre u shkaktohet humbja e madhe në këtë botë si në botën tjetër, përveç atyre që përfitojnë nga ruajtja hyjnore. Njerëzit e thjeshtë, duke pasur parasysh largësinë e tyre nga Allahu dhe urdhërat e Tij, në shfaqjen e të këqijave, shohin vetëm imazhin e atij që i shkakton ato. Kështu, ai ngrihet për të përballuar vetë, dëmin që pëson, përmes fuqisë dhe dinakërisë së tij, nën ndikimin e tmerrshëm të egos së tij. Rrjedhimisht, ai nuk pushon kurrë së vuajturi të këqijat dhe është përgjithmonë, i burgosur i dënimëve.
Sigurisht, inteligjenti dhe i arsyeshmi, kur pëson ndonjë të keqe nga njerëzit, sheh në të vetëm një teofani hyjnore, të cilën askush nuk mund ta përballojë, përveçse me një mbështetje hyjnore. Veprimi i tij dhe arsyeja e tij e drejtojnë atë të ikë tek Allahu dhe të gjejë strehim tek Ai, duke këmbëngulur në lutje dhe duke njohur pafuqinë dhe dobësinë e tij. Ai bëhet imun me ndihmën e mbrojtjes hyjnore për t'u përballur me krijesat. Pa dyshim, Allahu do t'ia largojë të këqijat pa shumë vështirësi. Edhe nëse rreth tij ndizen zjarret e së keqës, ato nuk mund ta dëmtojnë atë, pasi ai është strehuar tek Allahu. Kushdo që kapet pas Allahut, askush nuk mund ta sundojë atë.
Allahu – qoftë i Madhëruar dhe i Lartësuar – thotë : “[…] E kush i frikësohet Allahut, Allahu i siguron atij një përfundim të favorshëm [2] dhe Ai i jep atij dhuntitë e Tij në mënyra që ai nuk i pret. E kush mbështetet tek Allahu, Allahu i mjafton. [3]” (Sure 65 Divorci, ajetet 2 dhe 3).
Në kohën tonë, të gjithë kanë nevojë për atë që sapo përmendëm. Kushdo që përpiqet të ndjekë këtë rrugë do të ketë sukses në këtë botë dhe në botën tjetër. Sa i përket atij që shmanget prej saj, Allahu do ta braktisë atë. Ai do të përballet me të këqijat e njerëzve me forcën dhe dinakërinë e tij dhe për këtë arsye është një humbës i plotë si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Gjithçka që kemi trajtuar në këtë temë është e mjaftueshme.
Pastaj, fokusohuni në falënderimin e Allahut për të mirat e Tij, pavarësisht nëse ka një shkak apo jo, dhe falënderimi bëhet përmes bindjes ndaj Allahut nëse është e mundur të bëhet në tërësi, përndryshe ajo që është e ndotur është më e mirë se ajo që është plotësisht e zezë. Shkalla më e ulët e falënderimit është ajo që jep gjuha dhe nuk ka përtaci më të madhe sesa të mos mund ta kryesh në këtë mënyrë. Për më tepër, kjo duhet të realizohet përmes shprehjeve, më të plota, të falënderimit.
Shkalla më e lartë e falënderimit përmes gjuhës është leximi i Fatiha-së për të falënderuar Allahun për dhuntitë e Tij. Ne duhet të vendosim qëllimin/synimin, kur lexojmë/recitojmë, të falënderojmë Allah-un për të gjitha të mirat që Ai na ka dhuruar, në dijen e Tij, qofshin ato të dukshme apo të fshehta, të prekshme apo abstrakte, të njohura nga robi ose të mosnjohura, të menjëhershme apo të ardhshme, të vjetra dhe të hershme, të qëndrueshme dhe të përkohshme. Me këtë qëllim/synim, ai e reciton Fatiha-në një deri në njëqind herë, sipas kapacitetit të tij. Kushdo që e bën këtë, Allahu e përfshin atë në mesin e mirënjohësve dhe shpërblimi i tij do të jetë rritja, proporcionalisht me pozitën/stacionin e tij, e të mirave hyjnore ndaj tij. Kjo në përputhje me premtimin e Tij të vërtetë.
Ka shumë formula integrale për falënderim, në të cilat nuk do të ndalemi. Midis tyre, kjo fjalë profetike që thotë: “Unë nuk mund të nderoj Ty. Vetëm Tij je në gjendje të lavdërosh Vetën. »
Si dhe kjo lutje : “Oh Zoti im ! Ty lavdërimet dhe Ty falënderimet, aq sa e gjithë dija Jote mund të përfshijë për Atributet (Cilësitë) e Tu dhe për Emrat e Tu dhe për Lavdërimet e Tu me të cilat e Lavdërove Vetën me fjalën Tënde dhe me të cilat Të lavdëruan secila prej krijesat e Tua, me të gjitha shprehjet lavdëruese me të cilat Ke përmendur Vetën Tënde dhe me të cilat Të kanë përmendur të gjitha krijesat e Tua dhe në dimensionin e asaj që përfshin dija Jote dhe për të gjitha të mirat ndaj meje që dija Jote përfshin”.
Ky është një lavdërim që përfshin të gjitha format e falënderimit dhe që shtrihet në të gjitha të mirat. Unë paralajmëroj këdo, të cilit Allahu i jep një të mirë, ta përdorë në atë që Ai nuk e miraton, si blerja e verës dhe duke iu nënshtruar kurvërisë, përdorimi për fajde (riba) ose për të monopolizuar pushtetin dhe fuqinë me qëllim për të dëmtuar muslimanët, duke derdhur gjakun e tyre, duke konfiskuar pasurinë e tyre dhe duke dëmtuar nderin e tyre apo edhe duke u shkaktuar dëmin më të vogël.
Kushdo që vepron në këtë mënyrë me të mirat e Tij, meriton që Allahu ta privojë dhe pastaj rrezikon Zemërimin dhe Neverinë e Tij. Nëse ai i bën këto gjëra, ose disa prej tyre, me atë që i ka dhënë Allahu si të mira, pa e zhveshur Allahu (nga të mirat), atëherë le ta dijë se ai është prej atyre mbi të cilët do të bjerë hidhërimi i Allahut dhe pakënaqësia e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër. Ndërsa i bekuari, nëse bie në këtë, atëherë ai i frikësohet afërsisë së dënimit dhe zemra e tij paralajmërohet ndaj Allahut; ai e kupton se privimi i Allahut është një dënim për veprat e tij...
Kërkim dhe përkthim nga Zaouiya Tidjaniya El Koubra e Europës
Burimi : https://tidjaniya.com/fr/conseils-ecrits-par-sidi-ahmed-tijani-qu-allah-l-agree/
Commentaires
Enregistrer un commentaire