Lufta e tretë patriotike - Nga Batiushka - Me 7 maj 2022 - Burimi − thesaker.is
Unë nuk jam një njeri tekniko-ushtarak, por kam lidhje shumë të forta me ushtrinë dhe kam një interes të madh për historinë ushtarake, ruse dhe perëndimore, si dhe për gjeopolitikën, duke mbajtur leksione për këtë temë. Kam jetuar në Rusinë Sovjetike në vitet 1970, i njihja dobësitë e saj, pikat e forta dhe gjithashtu boshllëkun e saj, duke e ditur gjatë gjithë kohës që do të binte përfundimisht, sepse edhe në atë kohë askush nuk besonte më në komunizëm. Gjithçka vazhdonte me inerci. Rënia ishte e pashmangshme. Gjithashtu njoh shumë mirë Rusinë bashkëkohore, Ukrainën, Bjellorusinë, vendet baltike dhe Moldavinë. Në fakt, unë isha në Kiev, jo më vonë se në tetorin e kaluar. Më treguan ndërtesën e policisë sekrete të SBU/CIA-s në qendër dhe më kërkuan të mbytja (ulja) zërin teksa kalonim. Askush nuk donte të vizitonte dhomat e torturës që ndodheshin në bodrum.
Hyrje: Lufta
Operacioni special për çlirimin e Donbasit rus nga shtypja fashiste, i cili filloi më 24 shkurt 2022, nënkuptonte një luftë midis Federatës Ruse dhe regjimit të Kievit, i cili, nën presionin e Perëndimit, refuzoi të kthehej mbrapa. Kjo do të nënkuptonte në mënyrë të pashmangshme luftë midis Rusisë dhe NATO-s, megjithëse fusha e vërtetë e betejës do të ishte e kufizuar në Ukrainë. Unë jam plotësisht i bindur se qeveria ruse i dinte të gjitha këto dhe i parashikoi pasojat, përkatësisht se Perëndimi do të ndërhynte me fuqinë e plotë ekonomike, politike, ushtarake dhe teknologjike të kompleksit ushtarak SHBA/NATO. Kjo është arsyeja pse Donbass duhej të priste çlirimin e tij për tetë vite të gjata dhe të zymta. Rusisë iu desh të përgatitej me shumë kujdes për të pashmangshmen.
Përgatitja
Kujtojmë se si Rusia Sovjetike ra përmes tradhtisë, duke u shpërbërë përfundimisht më 25 dhjetor 1991. Në tetor 1993, 4000 marinsa amerikanë (unë e njoh njërin prej tyre) u dërguan në një bazë jashtë Moskës. Kjo ishte vetëm në rast se kryengritja popullore kundër “demokracisë” dhe kukullës së dehur perëndimore dhe tradhtarit Jelcin, do të shkonte në drejtim të Rusisë dhe kundër “terapisë së shokut” të neo-konservatorëve dhe privatizuesve të tyre. Represioni i lëvizjes çlirimtare të tetorit la të vdekur 5000 rusë. Mbështetja amerikane ishte aty, por nuk ishte nevoja të përdorej, pasi kishte mjaft tradhtarë rusë që të bënin vetë punën e pistë.
Dobësia dhe tradhtia e brendshme e Rusisë janë arsyet pse qeveria ruse tradhtoi Serbinë në vitet 1990 dhe Libinë në 2011 – ishte shumë e dobët për t'i bërë ballë Perëndimit. Pasi Krimea u kthye në mënyrë demokratike në Rusi pas 60 vjetësh (1954-2014) me referendumin e vëzhguar ndërkombëtarisht në 2014, Perëndimi përsëri aplikoi sanksione të paligjshme ndaj Rusisë. Moska e dinte atëherë se çdo veprim që synonte çlirimin e Ukrainës nga junta perëndimore e Kievit duhej të përgatitej me shumë kujdes, sepse sanksionet vetëm do të shumëfishoheshin. Çfarë përgatitjesh duheshin bërë?
Para së gjithash, ishte fronti diplomatik dhe tregtar. Ishte e nevojshme të viheshin aleatë në anën e saj, në Euroazi me Kinën, Iranin, Indinë, Turqinë (Rusia shpëtoi Erdoganin në momentin e fundit nga atentati amerikan në korrik 2016), Hungarinë, më pas, nga Venezuela në Brazil, Amerikën Latine dhe pastaj nga Egjipti në Afrikën e Jugut, Afrikë. Sa i përket botës perëndimore, veçanërisht BE-së, ekzistonte mundësia për të paraqitur këndvështrimin rus përmes RT-së, sepse në atë kohë censura perëndimore nuk ishte ende e plotë.
Së dyti, ishte modernizimi i forcave të armatosura ruse që do të ndërmerrej, me armë të reja jo bërthamore, raketa hipersonike, dronë, teknologji elektronike, disa prej të cilave do të testoheshin në Siri.
Së treti, ishte politika e zëvendësimit të importeve që duhej zbatuar për ta bërë Rusinë të pavarur në rast të sanksioneve të mëtejshme të paligjshme perëndimore.
Pse filloi kjo më 24 shkurt 2022? Katër elementë nxitës ishin në origjinë të operacionit special të 24 shkurtit.
Para së gjithash, regjimi i Zelenskit donte që Ukraina të bëhej anëtare e NATO-s. Federata Ruse e dobët postkomuniste e kishte bërë tashmë këtë gabim disa herë, duke lejuar Europën Lindore, veçanërisht vendet baltike, Poloninë dhe Rumaninë, t'i bashkoheshin kësaj organizate agresive mbrojtëse. Kështu përfunduan shtetet tampon të Europës Lindore të pasluftës, të cilat përbënin një zonë të çmilitarizuar për Rusinë. Në fund të fundit, nëse ju jeni pushtuar nga Perëndimi shumë rregullisht për 800 vjet, duke lënë 27 milionë qytetarë tuaj të vdekur në pushtimin e fundit, a nuk do të dëshironit gjithashtu një zonë tampon të çmilitarizuar për t'ju mbrojtur? Ofensiva e pasluftës e NATO-s është e vetmja arsye pse Pakti mbrojtës i Varshavës duhej të vendosej.
Më pas, me raketat në bazat amerikane në Poloni dhe Rumani dhe trupat e NATO-s që parakalonin në mënyrë arrogante në kufirin e Estonisë me Rusinë, Ukraina kërcënoi më pas të armatos veten me armë bërthamore. A priste vërtet Zelenski, duke lexuar skenarin e tij amerikan si një aktor i vërtetë, që Rusia të mos reagonte ndaj kësaj?
Së treti, Shtetet e Bashkuara, jo pa ndihmën e prokonsullit të tyre lokal, i varur nga kokaina, Hunter Biden, kanë instaluar rreth tridhjetë laboratorë biologjikë në Ukrainë. Objektivi i tyre? Zbulimi i virusëve të krijuar gjenetikisht për të infektuar rusët. A nuk do të mbrohej Rusia?
Së katërti, megjithëse ka mundësi që Rusia nuk e ka marrë vesh deri një ose dy ditë pas fillimit të operacionit special, megjithëse ka mundësi që ajo e dinte shumë mirë paraprakisht, ushtria e Kievit, e manipuluar, e trajnuar dhe e armatosur nga NATO, kishte një plan për të pushtuar Donbasin rus dhe për të gjenociduar popullsinë e tij. Nëse ajo do të kishte pasur sukses, nuk ka gjasa që ajo të ishte ndalur në kufirin rus. Truss, sekretari i jashtëm britanik jashtëzakonisht budalla, le të rrëshqasë (nga goja) që NATO tashmë kishte Rostovin dhe Voronezhin në shënjestër.
Pas tetë vjet tentativa për negociata, të cilat Rusia i përdori për të fituar kohë për t'u përgatitur për luftë në rast idiotësie perëndimore, vetëm sepse nuk kishte alternativë dërgoi disa trupa në një operacion ushtarak fillimisht të kufizuar.
Një luftë për mbijetesë
Tani është një luftë rrënimi. Rusia duhet të shkatërrojë të gjitha armët dhe trupat perëndimore dhe të NATO-s që hyjnë në Ukrainë nga Polonia ose vende të tjera sa më shpejt të jetë e mundur, më shpejt se sa mund të dërgohen. Dhe kjo duhet të vazhdojë derisa Perëndimi të dorëzohet, sepse pjesa më e madhe e materialit luftarak të Perëndimit do të jetë shkatërruar me humbje të mëdha financiare për veten e tij.
Rusia gjithashtu mbështetet në problemet ekonomike që Perëndimi ia imponon vetes. Perëndimi dhe jo vetëm BE-ja tashmë po vuan ekonomikisht. Mund të ketë lehtësisht kryengritje popullore për shkak të inflacionit dhe kostos së pabesueshme të energjisë. Vjeshta dhe dimri i ardhshëm do të jenë shumë të vështira. Dhe embargot ndaj grurit dhe plehrave ruse nuk kanë goditur ende. Prisni derisa kostoja e ushqimit të rritet me 100% në vendet perëndimore, në vend që të rritet me 10% si sot: atëherë do të keni trazira në rrugë dhe grabitje supermarketesh. Sa i përket monedhës ukrainase, ajo është e pavlerë, e mbështetur nga FMN-ja e udhëhequr nga SHBA, e cila në vitin 2014 vodhi rezervat të Ukrainës, prej 15 miliardë dollarë ari, si parashikim. Përndryshe, Ukraina do të kishte dështuar (mospages) shumë kohë më parë.
Sfidat janë të mëdha për të gjithë. Kina qëndron pas Rusisë, sepse Rusia është si një mburojë për të. Nëse Rusia bie, Kina do të jetë e radhës dhe ata e dinë, prandaj e mbështesin Rusinë. Rreziku i bardhë më pas do të shkojë drejt Kinës, duke e bërë vetëvrasjen kolektive të imponuar nga britanikët gjatë "Luftërave të Opiumit" të duket si një piknik i thjeshtë. Nuk do të ketë më rimëkëmbje të Tajvanit në të ardhmen e afërt, por ekonomistët e Harvardit dhe bankierët e bizniseve marrin pushtetin dhe kapin miliarda në Pekin, si në Rusi pas vitit 1991. Dhe më pas, në mesin e luftërave civile, miliona e miliona kinezë do të marrin rrugën e vetëvrasjes, ashtu siç ndodhi në Rusi në vitet 1990. Mos u mashtroni, kjo është një betejë për mbijetesën e shtatë miliardëve të botës kundër miliardëshit [perendimor].
Kjo është arsyeja pse Rusia mbetet e vendosur sot, me 80% të popullsisë pas Presidentit Putin, ndryshe nga bota perëndimore ku është e rrallë të gjesh një lider që ka më shumë se 30% mbështetje. Pse ? Është e thjeshtë: Presidenti Putin e do vendin e tij, ai është një patriot: liderët perëndimorë nuk janë patriotë, ata janë mercenarë të shitur, jo më shumë se qeveritë kukull amerikane në Evropën Lindore. Të vetmit rusë që e kundërshtojnë Presidentin Putin janë tradhtarët, të rekrutuar nga CIA, dhe ka ende mjaft në Moskë e gjetkë, por ne nuk do të përmendim emra këtu.
Është e vërtetë se pjesa më e madhe e kolonës së pestë të tradhtarëve të Moskës tashmë është larguar ose po largohet, me Tel Avivin si një destinacion popullor për ta. Për Rusinë, ky nuk është një konflikt i lokalizuar në kufijtë e saj, siç duket ende për shumicën e perëndimorëve, të përgjumur me iluzione nga ministritë e tyre të propagandës te Goebbels ("media"). Për Rusinë, kjo është një luftë për mbijetesë po aq sa Lufta e Dytë Botërore. Kjo është lufta e tretë e madhe patriotike. Më lejoni të ju shpjegoj.
Për ata që nuk e dinë, pushtimi i Rusisë i vitit 1812 nga Napoleoni dhe hordhitë e tij barbare shumëkombëshe njihet si Lufta e Parë Patriotike. Pushtimi i vitit 1941 nga Hitleri dhe hordhitë e tij barbare shumëkombëshe njihet si Lufta e Dytë Patriotike. Ne besojmë se ashtu si lufta mbrojtëse e viteve 1941-1945 u quajt Lufta e Dytë Patriotike, lufta mbrojtëse e vitit 2022-? do të quhet Lufta e Tretë Patriotike. Varshavë dhe Bukuresht, Berlin dhe Paris, jeni të vëmendshëm.
Kur filloi gjithçka?
Kur filloi e gjithë kjo? Në fakt, nuk është me 24 shkurt 2022. Disa, me pa dëshirë, do të pranojnë se është ndryshimi i regjimit nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2014, me çmimin e tij prej 5 miliardë dollarë për taksapaguesit e pafat amerikanë. Me pa dëshirë, disa mund të pranojnë se kjo shkon prapa edhe më tej, në nëntor 1989, kur Muri ra.
Disa mund të sugjerojnë dy breza më parë, në shtator 1939, kur Stalini mori nga Polonia kupën e helmuar të Ukrainës perëndimore, Galicia, dhe iu desh të zhvillonte atje një luftë kundër partizanëve fashistë, të mbështetur nga CIA, deri në vitin 1958. Disa mund të sugjerojnë se ishte pikërisht 100 vjet më parë, në vitin 1922, kur Lenini, i cili vuante nga sifilizi cerebral, transferoi nga Rusia në Ukrainë gjysmën jugore dhe lindore të asaj që është tani Ukraina, sepse ai donte që proletariati industrial prokomunist në jug dhe në lindje të vepronte si kundërpeshë ndaj veriut dhe perëndimit të Ukrainës të vërtetë bujqësore. Por mund të kthehemi edhe në vitin 1914, pushtimi i Perandorisë Ruse nga Gjermania, Austro-Hungaria dhe Turqia. Kjo është saktësisht 100 vjet përpara revolucionit me ngjyra të 2014-ës të orkestruar nga SHBA-ja në Kiev, me snajperët e tij lituanez në çatinë e ambasadës amerikane në Kiev duke vrarë oficerë të policisë ukrainase, dhe më pas SHBA-të duke fajësuar qeverinë pro-ruse, e zgjedhur në mënyrë demokratike, për "represionin".
Përfundim: Një luftë deri në fund
Rusia duhet ta fitojë këtë luftë kundër NATO-s. Megjithatë, gjëja e fundit që dëshiron Rusia është një luftë bërthamore, edhe pse disa budallenj në Perëndim flasin shumë për të. Dhe sado joshëse që mund të jenë shënjestrat e rreth 1000 bazave amerikane në mbarë botën, Rusia sigurisht që nuk dëshiron që lufta të shtrihet përtej territorit aktual të Ukrainës. Nëse Rusia nuk fiton, Federata Ruse do të poshtërohet dhe shpërbëhet dhe do të bëhet një grup tjetër kolonish për hajdutët e pasurive dhe skllevëruesit perëndimorë. Pastaj ëndrra britanike për grusht shtetin e saj të vitit 1917, e shndërruar në një makth sepse kjo ëndërr budallaqe lejoi që bolshevizmi të vinte në pushtet, do të bëhet realitet.
Më pas do të jetë radha e rënies së Kinës, pastaj pjesa tjetër e botës, ende e lirë, edhe pse për momentin e varfër dhe e shfrytëzuar, do të bjerë si domino në duart e Perëndimit neo-kolonial. Dhe do të jetë fundi i botës, nën diktaturën globale të Shteteve të Bashkuara, eufemistikisht e njohur si "bota unipolare". Ne nuk jemi gati për këtë. Ne preferojmë të luftojmë. Siç ka thënë presidenti Putin, ne nuk duam të jetojmë në një botë pa Rusi. Siç e kemi thënë më parë, ky është shansi ynë i VETEM për të punuar drejt një Bashkimi të Republikave Sovrane (JO-Sovjetike) Sociale (JO-Socialiste) dhe një Aleance të Vendeve që promovojnë prosperitetin dhe drejtësinë, jo varfërinë dhe padrejtësinë.
Batiushka
Përkthyer nga Hervé për le Saker Francophone
Commentaires
Enregistrer un commentaire