Dështimi i diplomacisë perëndimore në Kosovë - Nga Philippe Rosenthal - 3 tetor 2023

Tensionet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara po rriten përmes Kosovës, një territor që nuk njihet nga Beogradi. Diplomacia amerikane akuzon serbët se duan të sulmojnë territorin e njohur nga shumica e vendeve të BE-së (përveç pesë nga njëzet e shtatë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian) dhe Shtetet e Bashkuara duke deklaruar se ushtria serbe po konsolidon praninë e saj me mjete të blinduara në kufirin e Kosovës.

Edhe këtu Uashingtoni nuk po luan me diplomacinë ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq i mohon këto akuza. Pra, çfarë po kërkojnë Shtetet e Bashkuara me Serbinë? Të hapin një front të ri ? Të thyen planin e Macron për zgjerimin e BE-së?
“Një zhvillim shqetësues dhe i shpejtë.” “Ky është një zhvillim shqetësues dhe i shpejtë. Pasi një skuadër serbe vrau një polic të Kosovës fundjavën e kaluar, më pas u përfshi në një shkëmbim zjarri me policinë e Kosovës”, paralajmëron Radio Televizioni Zviceran (SRF). Mediat zvicerane, megjithatë, saktësojnë se “asgjë nuk dëshmon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin ndaj policit kosovar”, ndërsa SHBA-të e akuzojnë drejtpërdrejt presidentin serb si në origjinë/burim të këtij sulmi.
John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha: "Ne po shohim një vendosje të konsiderueshme ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën, duke përfshirë vendosjen e paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të këmbësorisë.”
Deutsche Welle (DW) kujton se “në orët e hershme të së dielës më 24 shtator, Kosova përjetoi shpërthimin më të keq të dhunës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Incidenti ndodhi në Banjska, një fshat që ndodhet 15 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës. Policët kosovarë kanë rënë në pritë teksa kontrollonin dy kamionë pa targa që bllokonin një rrugë. Një oficer u vra.” SRF titullon: “Dështimi i diplomacisë perëndimore në Kosovë”.
Continental Observer foli tashmë në vitin 2022 për një "situatë të komplikuar" sepse "Kosova, me popullsinë e saj me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por qeveria në Beograd ende e konsideron atë një territor separatist" dhe BE-ja nuk ka arritur të bëjë marrëveshje diplomatike.
John Kirby akuzon Serbinë për përqendrim të forcave ushtarake në kufirin e Kosovës, një pohim i transmetuar shpejt nga mediat perëndimore. Megjithatë, sipas NTV, "një gazetar nga agjencia e lajmeve AFP raportoi në vend se nuk ishte vërejtur ndonjë lëvizje e veçantë e trupave apo prani e shtuar e forcave të armatosura serbe në qytetin e Rashkës, në jug të Serbisë, afër kufirit me Kosovën.”
Kosova akuzon Serbinë se ka pajisje ushtarake nga Kina dhe Rusia. Agjitacioni i SHBA-së – së paku – synon forcimin e pranisë së saj ushtarake në Kosovë. “Prandaj NATO dëshiron të rrisë praninë e saj në këtë vend të Ballkanit Perëndimor. Aktualisht janë rreth 3 400 trupa të KFOR-it të stacionuar në Kosovë, duke përfshirë rreth 70 anëtarë të Bundeswehr-it”, thotë NTV.
Politico, raporton deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Associated Press: “Ne kemi nevojë për NATO-n sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundmi ka forcuar kapacitetet e saj”; "Ata kanë shumë pajisje ushtarake si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina," tha ai. “NATO dërgon 600 ushtarë britanikë në Kosovë në përgjigje të përleshjeve”, bën të ditur DW.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për situatën në Kosovë dhe Metohi, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug. “Ka disa gjëra për të cilat biem dakord dhe për disa nuk pajtohemi. Ne ramë dakord që de-përshkallëzimi ishte i nevojshëm, se një rol shumë më i madh i KFOR-it ishte i nevojshëm dhe se Serbia gjithmonë dhe sigurisht do ta mbështeste këtë rol më të madh dhe më të rëndësishëm të KFOR-it në Kosovë dhe Metohi (territor përkatës me Republikën e Kosovës). “Kam mohuar gënjeshtrat për nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të forcave tona, sepse nuk e kam nënshkruar dhe nuk është e vërtetë dhe nuk kemi gjysmën e forcave si dy apo tre muaj më parë”, këmbënguli Aleksandar Vuçiq, vendi i të cilit – si Kosova – është kandidat për në BE.
Presidenti serb detajoi vrasjen: “Ne kemi prova se të paktën një, dhe ndoshta dy [serbë] janë likuiduar fjalë për fjalë me gjakftohtësi dhe se ata nuk janë likuiduar në luftime, por janë plagosur, se ishin gjallë, se janë dorëzuar, pastaj se janë likuiduar me gjakftohtësi nga afër. Aleksandar Vuçiq ka folur për Milan Radoiçiqin, i cili sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, se “do të duhet të përgjigjet para organeve kompetente dhe se pyetja nëse prokurori do ta ndjekë penalisht është çështje për t'u zgjidh".
Milan Radoicic tha se kishte organizuar një komando vrasës pa dijeninë e qeverisë serbe. Ai po ashtu ka saktësuar se “qëllimi i fushatës ka qenë inkurajimi i serbëve të Kosovës që t'i rezistojnë terrorit të regjimit të Kurtit”, sepse sipas tij, “Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po i persekuton serbët e Kosovës me qëllim pastrimin etnik të vendit. “Ne nuk jemi terroristë, por luftëtarë të popullit tonë”, ia ktheu tashmë ish-nënkryetari i Listës Serbe.
“Ata bënë gjithçka për të shkatërruar Serbinë, por Serbia do të fitojë!”, tha Aleksandar Vuçiq duke denoncuar fushatën e komunikimit të Shteteve të Bashkuara.
Me këto tensione, lind pyetja nëse edhe një herë po merr ujë një plan ndërkombëtar i Emmanuel Macron, këtu për një zgjerim të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Continental Observer raportoi, duke cituar themeluesen e OJQ-së serbe, Qendër për Politikë Evropiane (CEP), Milena Mihailovic, se Evropa ka treguar "mospërfillje dhe mosveprim në politikën e saj integruese" dhe se kjo ka bërë që presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq të largohet nga BE dhe më afër Rusisë. Përveç kësaj, akuzat e SHBA-së po e shtyjnë Serbinë të distancohet nga BE-ja.
Burimi : Observateur Continental

Commentaires

Posts les plus consultés de ce blog

Coran (sourates) à lire là journée.

Coran (sourates et versets) à lire le soir.

‘The Charter of Privileges to Christians’