PJESA 1 - AI TË CILIT JU SHPALLE KURANI - Dr. Muhamed Fazlur Rahman Ansari (ra)
PJESA 1
AI TË CILIT JU SHPALLE KURANI
Kapitulli 1
Fushata e shpifjeve Judeo-Kristiane
Projektimi i një analize të Kuranit të Shenjtë kërkon fillimisht paraqitjen e personalitetit të atij që ishte përmbajtsi i shpalljes së Tij. Për të ecur në këtë mënyrë, me sado pak drejtësi, do të kërkonte shkrimin e vëllimeve të tëra, pasi personaliteti dhe misioni janë jashtëzakonisht të pasur. Megjithatë, kufizimet e kësaj pune lejojnë vetëm një prezantim të shkurtër. Prandaj, edhe një herë, duket e mençur të parashtrohen vetëm disa fakte përballë të cilave disa studiues perëndimorë, të cilët ndryshe nga të tjerët që ishin zhytur plotësisht në paragjykime të verbëra, ndiheshin hezitues për të fshehur ose shtrembëruar disa të vërteta shumë të dukshme dhe që u përpoqën, pavarësisht nga një mjedis me paragjykime të trashëguara, të përvetësojnë një mendje të drejtë, sa më shumë që ishte e mundur. Le të marrim parasysh fjalën e tyre, sepse asnjë gjykim nuk mund të konsiderohet më vendimtar se gjykimi i tyre, dhe sepse "dëshmia më e mirë është ajo që vjen nga kampi kundërshtar". Dhe bota e dijes perëndimore në përgjithësi, Krishterimi dhe Komuniteti Ndërkombëtar Hebre kanë demonstruar dhe vazhdojnë të demonstrojnë një mizori të tillë të pakufishme sipas agjendës së tyre të shtrembërimit dhe shpifjes së Islamit dhe Profetit të Shenjtë (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të), që në një vlerësim shumë të shkurtër është e lehtë të shihet se vetëm ky drejtim (d.m.th., ai i ndershmërisë objektive) duket se është i dobishëm për të gjithë ata që bëhen viktima të propagandës perëndimore, viktima që ekzistojnë në një numër të madh në të gjitha komunitetet.
Fushata e shpifjes me të vërtetë merr një dimension marramendës. Në fakt, nuk janë vetëm priftërinjtë e krishterë të Epokës Mesjetare apo islamologët bashkëkohorë (1), por edhe "dijetarët" krejtësisht të shkëputur nga realiteti i polemikave kundër Islamit, ata që kanë kryer këtë ndërmarrje të neveritshme dhe, për të thënë të paktën, degraduese. Për të përmendur vetëm disa shembuj, këtu janë katër :
1. Dr. J. H. Muirhead nga Universiteti i Birminghamit shkroi një ese të quajtur "The Elements of Ethics", në të cilën, vetëm për të fyer Islamin, ai futi në mënyrë të pandershme një pohim të rremë: "Gjatë jetës së shenjtorëve që ishin në mesin e Turqve, siç na kujton Locke në kapitullin e tij të famshëm "No Innate Practical Principles", virtyti parësor, që është dëlirësia, dukej se nuk kishte vend (faqja 231).” Në realitet, ky pretendim më tepër vlen për monastizmin e krishterë të Mesjetës. Por në vend që t'i referoheshin, Locke dhe Muirhead përhapën një gënjeshtër për Islamin!
2. Në librin e tij "The Theory of Good and Evil", një vepër akademike që ka të bëjë me Etikën dhe Filozofinë, e cila merr parasysh vetëm teoritë morale perëndimore, Dr. Hastings Rashdall nga New College, Oxford, bëri një insinuatë të parëndësishme për Islamin, megjithëse me një pikë pafajësie : “Kur kalifi Omar (nëse nuk është mit) urdhëroi djegien e bibliotekës së Aleksandrisë (2), ka të ngjarë që ai të kishte vetëm një njohuri shumë të papërsosur (3) se çfarë ishte biblioteka e Aleksandrisë, ose ndonjë bibliotekë tjetër.” (Vol.1, faqja 137) .
3. Max Weber, i cili gëzon një vend të zgjedhur në mesin e sociologëve modernë, tregoi injorancën e tij vulgare ndaj Islamit, nëse jo një perversion/çoroditje djallëzor, në librin e tij : “The Sociology Of Religion” (E.T., Ephraim Fischoff), ndërsa ishte detyrë e tij të përvetësonte një objektivitet shkencor dhe të merrte njohuri të plotë të Islamit para se të fliste për të. Qëndrimi i tij për Islamin, nga f. 262 në f. 266, është, më e pakta që mund të themi, abuzive. Le të citojmë disa fjali – disa pjesë të zgjedhura : “... një fe kombëtare arabe luftarake... një fe që inkurajon fuqishëm një sistem klasor... Edhe aspektet më të përpunuar të etikës së tij ekonomike ishin thjesht feudale... Kundërshtimi i Muhamedit ndaj dëlirësisë buron nga motivimet personale... koncepti etik i Shpëtimit ishte gjithashtu i huaj për Islamin... Një figurë në thelb politike vendoste për të gjitha emërimet e udhëheqësve të Islamit... koncepti islamik origjinal ka një orientim të ngjashëm feudal. Përshkrimi i Profetit të Islamit se ai është pa mëkate është një konstruksion teologjik i vonë, i pa sinkronizuar me natyrën e vërtetë të pasioneve të forta trupore të Muhamedit dhe shpërthimet e tij zemërimi përballë provokimeve minimale... atij i mungonte gjdo ndjenjë tragjedie e lidhur me mëkatin... pranimi i padiskutueshëm i skllavërisë, robërisë dhe poligamisë; përçmimi dhe nënshtrimi i grave...”. (4)
4. Arnold J. Toynbee, puna akademike e të cilit në fushën e historisë është legjion, dhe objektiviteti i të cilit pritej natyrshëm në qasjen e tij ndaj të gjitha feve, në vend të kësaj tregon zellin e kryqtarit në lidhje me Islamin sesa një mendje inteligjente dhe të ndershme. Në të vërtetë, shtrembërimi i fakteve dhe çoroditja e vërtetës që ai demonstroi të kujtojnë plotësisht shpirtrat e errët të këtyre priftërinjve të krishterë të kohës së obskurantizmit. Prandaj, le të citojmë disa shembuj të zgjedhur të marrëzive Toynbiane të marra nga "A Study of History", Vol. 12 : “Hatra ishte nën mbrojtjen e trinitetit të perëndeshave që ishin, gjatë kohës të Muhamedit, mbrojtëset e Mekës. Potenciali i tyre ishte aq i madh sa Muhamedi pothuajse iu nënshtrua tundimit për të konsoliduar misionin e tij duke i shpallur ato bija të Zotit të Vetëm të fesë së pastër të Abrahamit” (faqja 466). “Në Arabinë bashkëkohore të Muhamedit ishte e përhapur një ndjenjë se ishte koha që arabët të bëheshin 'Ithtarët e Librit' (5), siç ishin Hebrenjtë dhe të Krishterët.” (faqja 467). “Kështu, kur erdhi koha që Muhamedi të bënte pelegrinazhin (Hixhra) në Medine, arabët kishin të gjitha parakushtet për t'u bërë pushtues të botës, përveç njërit, unitetin politik.” (faqja 469). “Nëse profeti hixhazi Muhamed do të kishte dështuar, profeti naxhdi, Masmalah, ndoshta mund të kishte bërë të njëjtën punë të Muhamedit dhe, nëse edhe ai, Masmalah, do të kishte dështuar, një profet tjetër do të kishte dalë, në këtë apo atë pjesë të Arabisë, për të hecur në gjurmët e Masmalah dhe Muhamedit.” (faqja 468). (6)
Megjithatë, ne do të shikojmë tani studimet dhe gjykimet e disa prej atyre dijetarëve perëndimorë që ishin të aftë për drejtësi në lidhje me aspektet e ndryshme të personalitetit të Profetit të Shenjtë Muhamed (a.s.w.s) dhe misionit të tij, në mënyrë që të ofrojmë një prezantim të shkurtër për këtë subjekt.
Shënime :
1. “Në shekujt e parë të muhamedanizmit,” vëren Bosworth Smith, “Krishterimi nuk mund të përballonte të kritikonte apo të fliste, ai vetëm mund të dridhej dhe të bindej. Por kur Saraçenët pësuan disfaten e tyre të parë në zemër të Francës, kombet që kishin ikur më parë para tyre u kthyen mbrapa si një tufë lopësh kur të thirret qeni që i udhëzon, dhe megjithëse ata nuk kishin marrë ende guximin të luftonin, ata të paktën mund të shpifnin për kundërshtarët e tyre në tërheqje. Më pas ata ishin në gjendje të sajonin shpifje dhe thashetheme për fitore sipas dëshirës. » (Mohammad and Mohammadism. p.63. 3rd ed., London, 1889). Pas kësaj vërejtjeje, Bosworth Smith jep një rrëfim për këto shpifje (fq. 63-72). Thjesht duke i quajtur vulgarë, të egër dhe të turpshëm, as që do t'i bënte drejtësi natyrës së tyre mizore. Islamologu holandez Snouck Hurgronje mbështet verdiktin e Bosworth Smith kur thotë: “Imazhet që paraardhësit tanë të mesjetës dhanë për fenë e Muhamedit rezultojnë të jenë karikatura të ndyra.” (Mohammedanism, fq. 4). Por as Hurgronje dhe as islamologët e tjerë nuk mund të pastroheshin kurrë nga helmi i trashëguar nga paraardhësit e tyre mesjetarë, që do të thotë se Perëndimi, edhe pas dështimit të Krishterimit, mbetet një armik i patundur i Islamit dhe i Muslimanëve dhe vazhdon të përhapë helmin e tij kundër tyre përmes të gjitha llojet e mediave.
2. Ishte detyra e Dr. Rashdall-it si studiues, nëse ai nuk ndiqte parimin e Palit "të gënjesh për lavdinë e Zotit", të ishte absolutisht i sigurt për vërtetësinë e pohimeve të tij përpara se të fyente një popull që solli dritën e dijes në Europë. E vërteta është se biblioteka në fjalë u dogj nga bashkëfetarët e Dr. Rashdall, të cilët e bënë këtë për të promovuar Krishterimin. “…Muslimanët ishin miq të dijes… Nuk ishin muslimanë, por murgj të krishterë, ata që dogjën bibliotekën greke të Aleksandrisë.” (G.D.H. Cole et M. I. Cole: The Intelligent Man’s Review of Europe Today, London 1933, p.31).
3. Vini re se si i shtohet, të parës, një fyerje e dytë!
4. Një lexim i kësaj vepre do t'i tregojë edhe lexuesit të rastësishëm se sa të pabaza janë akuzat e Max Weber.
5. Vini re se si një historian i njohur ndërkombëtarisht projekton një mit!
6. Shpikjet fyese të Toynbee janë aq të pabaza saqë vështirë se meritojnë përgënjeshtrim. Ato bazohen në fakt në akuzën e lashtë, tejet të paarsyeshme dhe të pabazë, të krishterë, për mashtrim lidhur me Profetin e Shenjtë (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të). Megjithatë, disa studiues në botën perëndimore u turpëruan për këtë dhe në mënyrë elokuente e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë atë. Më vonë do të citojmë në këtë drejtim Montgomery Watt i cili, ndryshe nga Prof. A. J. Toynbee është një specialist i qytetërimit arab dhe historisë islame, edhe nëse as ai nuk është mik i muslimanëve.
Kapitulli 2
Elementet biografike
SITUATA E BOTES GJATE ARDHJES SE MUHAMEDIT
Në shekujt e pestë dhe të gjashtë, bota e qytetëruar ishte në prag të kaosit. Kulturat e lashta, të bazuara në afektin, që e bënë të mundur qytetërimin, duke u dhënë njerëzve një ndjenjë uniteti dhe respekti ndaj sovranëve të tyre, ishin shpërbërë dhe asgjë e përshtatshme nuk dukej se mund t'i zëvendësonte ato...
“Atëherë dukej se qytetërimi i madh që ishte ndërtuar gjatë një periudhe prej katër mijë vjetësh ishte në prag të kolapsit dhe se njerëzimi kishte gjasa të kthehej në një gjendje barbarie, ku çdo fis ose sekt ishte kundër të tjerëve dhe ku ligji dhe rendi u shpërfillen... Sanksionet e vjetra fisnore kishin humbur fuqinë e tyre... Sanksionet e reja të krijuara nga Krishterimi funksionuan më shumë për ndarje dhe shkatërrim sesa për unitet dhe rend. Ishte një kohë e rëndë me tragjedi. Qytetërimi, si një pemë gjigante, gjethja e së cilës kishte strehuar botën dhe degët e së cilës kishin dhënë frytet e arta të artit, shkencës dhe letërsisë, lëkundej... e kalbur deri në palcë. A kishte atëherë një kulturë “afektive” që mund të pajtonte edhe një herë njerëzimin në unitet dhe të shpëtonte qytetërimin?” (1)
Pastaj Denison vazhdon, duke folur për Arabët:
“Ishte në mesin e këtyre njerëzve që lindi njeriu (Muhamedi) që do të bashkonte të gjithë botën e njohur në lindje dhe në jug.” (2)
SITUATA E ARABISE DHE KRISHTERIMIT (PARARENDES I ISLAMIT SI FE E SHPALLUR)
“Arabët nuk besonin në një jetë të përtejme apo në krijimin e botës, por ia atribuan Natyrës formimin e universit dhe Kohës shkatërrimin e tij në të ardhmen. Shthurja dhe vjedhja mbizotëronin kudo, dhe duke qenë se vdekja konsiderohej fundi, në kuptimin e ngushtë, i ekzistencës, nuk kishte besim në shpërblimin për virtytin apo dënimin për vesin.
"Një moralitet i ngjashëm si dhe një fe e korruptuar ishte e përhapur midis të Krishterëve dhe Hebrenjve, të cilët, për një kohë shumë të gjatë, ishin vendosur në gadishullin arab dhe kishin formuar grupe shumë të fuqishme ndikimi. Hebrenjtë kishin ardhur për të kërkuar azil në këto vende të lirisë për t'i shpëtuar persekutimeve të Romakëve; Të Krishterët kishin ardhur gjithashtu atje për t'i shpëtuar masakrave të orkestruara nga eutikianizmi nestorian dhe atyre që rezultuan nga përçarjet ariane. Nuk është e lehtë të imagjinohet diçka më e mjerueshme se gjendja e Krishterimit në atë kohë. Degët e Kishës së Krishterë të shpërndara nëpër Azi dhe Europë ishin në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe përqafuan herezitë dhe bestytnitë më të egra. Ato ishin vazhdimisht të përfshira në polemika dhe të grisura nga konfliktet e tyre me Arianët, Sabelianët, Nestorianët dhe Eutikët, ndërsa simonia, mospërmbajtja, barbaria e përgjithshme dhe injoranca që mbretëronte në mesin e klerit, ndotën fenë e Krishterë me një aromë skandali dhe përhapën, në mënyrë universale, sjellje të shthurura mes njerëzve. Në Arabi, shkretëtira mbushej me Cenobit të dehur nga injoranca, ose me njerëz të margjinalizuar, duke humbur jetën me spekulime të zjarrta, por jo më pak të kota, të cilët nxitonin, shpesh të armatosur, në tufa, brenda qyteteve, duke predikuar fantazitë e tyre nëpër kisha dhe duke detyruar miratimin nga shpata. Idhujtaria më e vrazhdë kishte uzurpuar vendin e adhurimit të thjeshtë të vendosur nga Jezusi – atë të një Qenieje të Gjithëdijshme, të Gjithëfuqishme dhe Mirëbërëse, pa të barabartë dhe pa ngjashmëri: ishte imagjinuar një Olimpi e re, e populluar nga martirë, shenjtorë dhe engjëj të shumtë, në vend të perëndive të lashta pagane. Kishte sekte të krishtera mjaft të pabesë për t'i atribuar gruas së Jozefit nderet dhe atributet e një perëndeshe. Reliket dhe imazhet e gdhendura ose të pikturuara ishin objektet e adhurimit më të zjarrtë nga ana e atyre që Krishti i kishte urdhëruar t'i drejtonin lutjet e tyre Zotit të vetëm të gjallë. Ky ishte imazhi i dhënë nga Kisha e Jezusit në Aleksandri, Aleppo dhe Damask. Në kohën e ardhjes së Muhamedit, të gjithë kishin braktisur parimet e fesë së tyre për t'u zhytur në grindje të pafundme për dogmat e rëndësisë dytësore, dhe Arabët mund, vetëm, të shihnin se (ata) e kishin humbur nga sytë pikën më thelbësore të doktrinës së tyre fetare (adhurimi autentik dhe i pastër i Zotit), dhe se për sa i përket besëtytnive të tyre të vrazhda dhe të pahijshme, ata shkonin krah për krah me paganët bashkëkohorë.” (3)
“Gënjeshtrat e tyre, legjendat e tyre, shenjtorët dhe mrekullitë e tyre, por mbi të gjitha, sjellja e devijuar/gabuar e priftërisë, kishin bërë që kishat e Arabisë të binin në një pozitë të ulët.” (4)
"Ishte praktikë e zakonshme," vëren Dr. Emanuel Deutsch, "t'i atribuohej çdo gjë që mund të ishte e mirë në Muhamedanizëm Krishterimit. Ne kemi frikë se kjo teori nuk është në përputhje me rezultatet e hetimit të ndershëm. Sepse, nga Arabia e Krishterë e deri në kohën e Muhamedit, preferohet të mos përmendet asgjë... Në krahasim, edhe Krishterimi modern amharik, për të cilin kemi dëshmi mahnitëse, shfaqet si i pastër dhe i lartësuar.” (5)
LINDJA E MUHAMEDIT
“Katër vjet pas vdekjes së Justinianit, në vitin 569 (571 më saktë), lindi në Mekë të Arabisë, njeriu që nga të gjithë njerëzit ushtroj ndikimin më të madh mbi njerëzimin.” (6)
RINIA E MUHAMEDIT
"Autoritetet tona," thotë Muir, "të gjithë pajtohen që t'i atribuojnë rinisë së Muhamedit një sjellje të përulur dhe një pastërti edukimi të rrallë në mesin e njerëzve të Mekës... I pajisur me një mendje të rafinuar dhe shije delikate, i rezervuar dhe meditues, ai jetoi shumë brenda vetës dhe reflektimet/mendimet e zemrës së tij padyshim që i siguronin punë gjatë kohës së lirë, kur të tjerët me natyrë më pak të ngritur ia kushtonin sporteve të dhunshme ose shthurjes. Karakteri i drejtë dhe paraqitja e nderuar e të riut të matur fituan miratimin e bashkëmoshatarëve të tij; dhe ai mori titullin, me marrëveshje të ndërsjellë, të El-Amin, Besniku.” (7)
“... I mbetur jetim nga lindja, ai ishte veçanërisht i talentuar me shqetësim për të varfërit dhe nevojtarët, të vejat dhe jetimët, skllavin dhe të shtypurin. Në moshën njëzet vjeç ai ishte tashmë një sipërmarrës i dëshmuar dhe shpejt u bë përgjegjës për karvanin e deveve të një vejushe të pasur. Kur mbushi njëzet e pesë vjeç, punëdhënësia, duke e njohur meritën e tij, i propozoi martesë. Edhe pse ajo ishte pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se ai, ai u martua me të dhe mbeti një bashkëshort i përkushtuar gjatë gjithë jetës së gruas së tij.
“Në moshën dyzetvjeçare, ky burrë i shkretëtirës kishte siguruar një jetë shumë të kënaqshme: një grua të dashur, fëmijë të bukur dhe pasuri materiale. Më pas, nëpërmjet një sërë ngjarjesh dramatike dhe të tmerrshme, ai filloi të merrte, nëpërmjet Kryeengjëllit Gabriel, shpalljen e Fjalës Hyjnore.” (8)
SHFAQJA E VETËDIJES PROFETIKE DHE THIRRJA
"Ah jo!” thot Carlyle, "ky Bir i Natyrës me zemër të thellë, me sy të zinj rrezatues dhe një mendje të hapur shoqërisht, kishte shqetësime të tjera se sa ambicie. Një njeri i madh i heshtur; ai ishte një nga ata që VETËM MUND të mbahet në nderim; vetë Natyra e të cilit konsiderohej e sinqertë. Ndërsa të tjerët i dorëzohen formulës dhe thashethemeve, të kënaqur me veten e tyre sa të ndalen në të, ky njeri nuk mund të mbyllej në formula: ai ishte vetë me shpirtin e tij dhe realitetin e gjërave. Misteri i madh i Ekzistencës, siç thashë, shkëlqente brenda tij, me tmerret e tij, me shkëlqimet e tij; asnjë thashetheme nuk mund ta fshihte këtë fakt të pakontestueshëm. 'Ja ku jam'; një SINQERITET i tillë, siç themi ne, ka në të vërtetë diçka hyjnore. Fjala e një njeriu të tillë është një zë që buron nga vetë Natyra e Zemrës. Njerëzit duhet ta dëgjojnë atë më shumë se çdo tjetër: pjesa tjetër është thjesht erë në krahasim. Për një kohë të gjatë, një mijë mendime, gjatë pelegrinazheve dhe bredhjeve të tij, kishin mbirë në këtë njeri. Çfarë jam unë ? Çfarë është kjo gjë e pakuptueshme në të cilën jetoj, që njerëzit e quajnë Univers? Çfarë është jeta? Çfarë është Vdekja? Në çfarë duhet të besoj? Çfarë duhet të bëjë ? Shkëmbinjtë e fortë të malit Hira, të malit Sinai, shtrirjet e rënda dhe të vetmuara të rërës, nuk përgjigjëshin. Qiejt e mëdhenj mbi të, të stolisur me yje kaltërosh, rrinin të heshtur. Nuk pati asnjë përgjigje. Vetëm shpirti i tij dhe ajo që frymëzimi i Zotit shtrinte në të, duhej të përgjigjej.” (9)
“Ai padyshim zotëronte dy nga karakteristikat thelbësore të rendit profetik. Ai e perceptonte (kuptonte) të vërtetën e Zotit që bashkëmoshatarët e tij nuk e perceptonin dhe kishte brenda tij një shtysë të parezistueshme që e shtynte të përhapte këtë të vërtetë. Në pikëpamje të kësaj cilësie, Muhamedi (lutja dhe paqja Allah-ut qoftë mbi të) mund të krahasohet me profetët më të guximshëm të Izraelit. Ai rrezikoi jetën për këtë të vërtetë, ishte viktimë i persekutimeve të përditshëme prej vitesh, përjetoi mërgimin, u shpronësua nga të mirat, humbi mirësinë e bashkëqytetarëve dhe besimin e miqve të tij, përjetoi vuajtjet më të rënda, vetëm ikja e lejoi t'i shpëtonte vdekjes dhe megjithatë ai e dha/dorëzoj mesazhin e tij pa u lodhur. Asnjë korrupsion, kërcënim apo nxitje nuk mund ta bënte atë të hesht. “Edhe sikur të më vendosnin diellin në dorën e djathtë dhe hënën në dorën e majtë, unë nuk do të hiqja dorë nga detyra ime.” Ishte kjo këmbëngulje, ky besim në thirrjen e tij për të shpallur njëshmërinë e Zotit, që ishte themeli i Islamit.
“Në mesin e idhujtarëve, të tjerë ishin monoteistë, por asnjë tjetër nuk themeloi një fe të fuqishme dhe të qëndrueshme monoteiste. Vetëm thellësia dhe forca e bindjes personale e Muhamedit (paqja dhe lutja e ALLAH-ut qofshin mbi të) për të vërtetën, e shpjegon këtë prozelitizëm, ndërsa të tjerë u kënaqën me një besim të vetmuar. Për të, ndryshimi midis Një Zoti dhe shumë zota, midis Krijuesit të Padukshëm dhe këtyre copave të tmerrshme guri ose druri, ishte thjesht i pafund. Për të, nga këto besime, njëra përfaqësonte vdekjen dhe errësirën, tjetra jetën dhe dritën... Kush mund të dyshonte në zjarret e këtij kërkimi për të vërtetën dhe Zotin e Gjallë që e detyroi tregtarin e pasur të linte gruan e tij të dashur dhe shtëpinë, për të banuar për muaj të tërë në shpellën e errët të malit Hira? Nëse respektojmë frikën e Isaias ose Jeremias për të shpallur të vërtetën e padëshiruar, duhet të njohim edhe ndjeshmërinë e Muhamedit (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) i cili mbajti barrën e rëndë të kësaj përgjegjësie.” (10)
“...fjalët e Muhamedit (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) nuk janë ato të një njeriu të zakonshëm. Burimi i tyre është realiteti i brendshëm i gjërave, pasi ai jeton në bashkësi të vazhdueshme me këtë realitet.” (11)
TE KONVERTUARIT E PARE
“Sinqeriteti i Muhamedit (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) dëshmohet nga fakti se të konvertuarit e parë në Islam ishin miqtë e tij të ngushtë dhe anëtarët e familjes së tij, të cilët, duke qenë të gjithë të lidhur ngushtë me jetën e tij private, nuk mund të mos zbulonin kontradiktat që pa ndryshim ekzistojnë ndërmjet pretendimeve të mashtruesit hipokrit dhe veprimeve të tij në jetën private.” (12)
PERSEKUTIM DHE IKJE LARG NGA MEKA
“Fjala e Muhamedit nxiti tërbimin e këtyre arabëve të pasur, besimi i të cilëve bazohej në shumë idhuj, dhe ai u dëbua nga Meka së bashku me pasuesit e tij të rinj.” (13)
NË MEDINE
“Në pak më shumë se një vit ai u bë udhëheqësi shpirtëror, nominal dhe i përkohshëm i Medinës, veprimi i të cilit ishte i destinuar të trondiste botën.” (14)
“...ai u bë kreu i shtetit dhe madje edhe armiqtë e tij pranuan se ai administroj me mençuri. Mençuria që ai tregoi në gjykimin e çështjeve komplekse shërbeu si bazë për ligjin fetar që rregullon Islamin sot.” (15)
“...i detyruar të mbronte lirinë e ndërgjegjes që mbronte, ai u bë një udhëheqës ushtarak i arritur. Edhe pse luftoi shumë herë pesë me një, ai arriti fitore spektakolare.” (16)
PUSHTIMI I MEKES
“Dita e triumfit më të madh të Muhamedit (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) ndaj armiqve të tij ishte edhe dita e fitores së tij më të madhe ndaj vetvetes. Ai me dashamirësi i fali Kurejshitët për vite të tëra mundimesh dhe përbuzjeje mizore dhe u dha amnisti gjithë popullsisë së Mekës. Vetëm katër kriminelë të dënuar nga drejtesia u ndaluan nga Muhamedi (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) kur ai hyri fitimtar në qytetin e armiqve të tij më të egër. Ushtria ndoqi shembullin e tij dhe hyri në qytet e qetë: asnjë shtëpi nuk u plaçkit, asnjë grua nuk u ofendua. Ka ndodhur vetëm një shkatërrim. Duke shkuar në Qabe, Muhamedi (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) u përball me treqind e gjashtëdhjetë idhujt dhe duke treguar me gisht nga ata, deklaroi: “E vërteta erdhi dhe gënjeshtra iku!” Me këto fjalë, shokët e tij i shkatërruan me sëpatë dhe të gjithë idhujt dhe ikonat e shtëpive të Mekës dhe zonave përreth u shkatërruan."
“Kështu, Muhamedi u kthye në vendlindjen e tij. Në të gjitha analet e pushtimeve, asnjë hyrje nuk ishte kaq triumfuese.” (17)
“... në krahasim, për shembull, me mizorinë e kryqtarëve, të cilët në vitin 1099 masakruan shtatëdhjetë mijë muslimanë të pambrojtur, burra, gra dhe fëmijë, kur morën Jeruzalemin; apo edhe me ushtrinë angleze, duke luftuar në emër të kryqit, dhe që në vitin 1874 dogji një kryeqytet afrikan gjatë Luftës së Bregut të Artë. Fitorja e Muhamedit (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) ishte në të vërtetë një fitore fetare dhe jo politike. Ai refuzoi çdo shenjë nderimi personal dhe hodhi poshtë të gjithë pushtetin mbretëror: kur udhëheqësit e Kurejshëve, plot mendjemadhësi, u përballën me të, ai pyeti :
"Çfarë fati pritni ?" »
“Mëshirë, o vëlla bujar! »
"Kështu qoftë, ju jeni të lirë!" Tha ai. » (18)
PELEGRINAZHI I LAMTUMIRËS DHE PREDIKIM I PAHARRUESHEM PËR TË DREJTAT E NJERIUT
“Një vit para vdekjes së tij, në fund të vitit të dhjetë të Hixhrës (kalendari islam), Muhamedi (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) bëri pelegrinazhin (haxhillakun) e tij të fundit nga Medina në Mekë. Pastaj ai i drejtoi një predikim të madh popullit të tij. Lexuesi do të vërejë se paragrafi i parë errëson plaçkitjet dhe grindjet midis ithtarëve të Islamit. Në të fundit, besimtari i zi bëhet i barabartë me Kalifin... Ata kanë krijuar një traditë të madhe marrëdhëniesh të drejta dhe dinjitoze, shpirtin e bujarisë, janë njerëzorë dhe pajtues. Ata krijuan një shoqëri të çliruar, më shumë se çdo tjetër, nga mizoria dhe shtypja sociale. (19)
KTHIM TEK SHOQERIMI I FRYMEZUAR NGA PERENDIA
“... ky njeri, profet i Zotit... kishte një ndikim personal kaq të jashtëzakonshëm te të gjithë ata që takoi, sa që në gjendjen e një të arratisuri të varfëruar dhe në kulmin e prosperitetit të tij, atij nuk iu desh kurrë të ankohej për tradhti nga ana e atyre që kishin përqafuar besimin e tij. Vetëbesimi i tij, nëpërmjet frymëzimit të tij Hyjnor, ishte edhe më i madh kur hasi disfatën dhe zhgënjimin sesa kur ishte në gjendje t'u impononte vullnetin e tij armiqve të mundur. Muhamedi (lutja dhe paqja e ALLAH-ut qofshin mbi të) vdiq (20) sikur jetoi, i rrethuar nga ndjekësit, miqtë dhe shërbëtorët e tij më të vjetër: vdekja e tij ishte po aq pa mister sa jeta e tij ishte pa shtirje. (21)
Shënime :
1. J.H. Denison: Emotion as the Basis of Civilization, London, 1928, pp. 265. 269.
2. J.H. Denison: Emotion as the Basis of Civilization, London, 1928, pp. 265. 269.
3. John Davenport: An Apology for Mohammad and the Koran, London 1869. p. 4
4. Bruce: Travel, vol 1, p. 501
5. The Quarterly Review, London. No 954, p. 315
6. John William Draper: A History of the Intellectual Development of Europe, London 1875, vol. 1 pp. 329-330.
7. Sir William Muir: Life of Muhammad.
8. James A. Michener: Islam: The Misunderstood Religion. Reader’s Digest (American edition) May 1995, p.68
9. Thomas Carlyle: On Heroes, Hero-Worship and the Heroic in History, Londres 1888
10. Dr. Marcus Dodes: Mohammad, Buddha and Christ, pp 17-18.
11. Tor Andrae: Mohammad, Londres 1963, p. 247.
12. John Davenport: An Apology for Mohammed and the Koran, p.17.
13. James A. Michener: op, cit.
14. John Austin: Muhammad the Prophet of Allah, dans le “T. P’s and Cassels’ Weekly” du 24 septembre 1927.
15. James A. Michener: op, cit.
16. Ibid.
17. Stanley Lane-Poole: The Speeches and Table-Talk of the Prophet Mohammad, London 1882, Intoduction, faqja 46, 47. (Shkronjat të pjerrëta janë të këtij autori)
18. Arthur Gilman: The Saracens, London 1887 faqja 184, 185
19. H.G. Wells: The Outline of History, London 1920, faqja 325.
20. Në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare.
21. H.M. Hyndman: The Awakening of Asia, London 1919, faqja 9.
Burimi: The Quranic Foundations and the Structure of Muslim Society Vol I - Themelet Kuranore dhe Struktura e Shoqërisë Muslimane Vëllimi I - Dr. Muhamed Fazlur Rahman Ansari (ra)
Commentaires
Enregistrer un commentaire