Lufta « Gjithqka ose asgjë” - Alastair Crooke - 11 prill 2022
Lufta « Gjithqka ose asgjë”
Nga Alastair Crooke – 11 prill 2022 – Burimi Al Mayadeen
Pozicioni radikal i miratuar nga Perëndimi kundër Rusisë rrezikon të rrëzojë të gjithë sistemin ekonomik me të cilin ai ka imponuar dominimin e tij në planet.
Këto "luftëra" shihen gjithnjë e më shumë në Perëndim si ngjarje ekzistenciale - domethënë ngjarje "gjithqka ose asgjë" - dhe shtrirja e tyre po zgjerohet. Pse luftëra në shumës? Epo, konfrontimi ushtarak në Ukrainë është gati të arrijë kulmin; lufta mbi ndryshimet radikale të sjellura nga Rusia në rendin monetar global i zhyt shtetet perëndimore në një vorbull të pafund; Evropa është në prag të një humnerë ekonomike; dhe "lufta" e nisur nga aleanca Rusi-Kinë për të rinovuar "rregullat" globale po i vjen fundi (edhe pse po udhëton me një tren pak më të ngadaltë).
Megjithatë, lufta psikologjike e Perëndimit është vërtet unike. Muri i toksicitetit që fryhet, ngrihet dhe rrëzohet në brigjet e Rusisë është një stuhi e vërtetë deti, është e paparë. Synimi i tij është qartë të nxi imazhin e Presidentit Putin në mënyrë të tepruar, për ta bërë atë një demon satanik aq të shtrembëruar, saqë çdo oligark i shëndoshë rus do të nxitojë ta zëvendësojë atë me një figurë më të bindur, të ngjashme me Eltsinin.
Vetëm se nuk funksionon. Zyrtarët perëndimorë pas "perdes" së PSYOPS (psychological operations) nuk dinë kur të ndalojnë. Ata e shtynë tepricën aq shumë sa rritja e urrejtjes së thelle dhe irracionale kundër gjithçkaje ruse krijoi efektin e kundërt : Putin jo vetëm që është më popullor, por ai (PSYOPS) ka shkaktuar një reagim të dhunshëm në Rusi kundër Perëndimit në tërësi.
Prandaj, efekti neto ka qenë pikërisht shndërrimi i çështjes së Ukrainës në një makth ekzistencial manikean/binar (bardh e zi; “me ne ose me ata”). Bota anglo-saksone shkruan në titujt se "lufta është gjithçka ose asgjë": nëse Putini nuk mposhtet (në kuptimin e humbjes totale në betejë), Perëndimi thjesht nuk mund të mbijetojë.
Problemi i Perëndimit, i cili konsideron vetëm "gjithqka ose asgjë", është se ekziston edhe rreziku i "asgjë". Në të vërtetë, është e qartë se nuk lejohet të diskutohet me forcat djallëzore "të liga": prandaj nuk ka dialog politik. Gjithqka ose asgjë.
Pasoja e dukshme e këtij konfrontimi binar midis së mirës dhe së keqes është se pjesa tjetër e botës duhet t'i nënshtrohet një mjeti inkuizitor që synon të zbulojë dhe më pas të detyrojë heretikët të kundërshtojnë çdo mangësië për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë, nën dënimin e djegies në dru. Inkuizitorët po përhapen në të gjithë botën: euro-kundërshtuesit do të jenë të parët (Orbàns-at); Pakistani, India, Turqia, Shtetet e Gjirit, etj. do ndjekin.
Por, përsëri, nuk funksionon. Vendet joperëndimore mendojnë se kanë të bëjnë me një perandori që po dobësohet, që po lëkundet, si Herkuli që zbret i armatosur me shpatën e tij në ferrët e krimit të kontrolluar nga Hades për të marrë qenin me tre koka Cerberus, një nga kokat e të cilit derdh frikën e asaj që na pret ne këndin tjetër te rruges. (Frika, me të vërtetë, rritet.)
Dhe kjo është ajo që e motivon këtë frikë që fshihet pas shprehjes "gjithqka ose asgjë": ndryshimi radikal i parashikuar nga këmbëngulja e Rusisë për t'u paguar në rubla (për momentin, vetëm për dërgesat e gazit) dhe një rubl tashmë në rritje i lidhur tani me arin dhe lëndë e para.
Duke luajtur në të dyja anët: duke lidhur rublën me arin dhe më pas duke lidhur pagesat e energjisë me rublën, Banka e Rusisë dhe Kremlini po modifikojnë rrënjësisht të gjitha hipotezat operative të sistemit botëror të tregtimit (duke zëvendësuar transaksionet jetëshkurtër/te paqëndrueshme të dollarit me transaksione të qëndrueshme në monedha të mbështetura ne lëndë e para), ndërkohë duke nxitur një riorientim të rolit të arit si mburojë e sistemit monetar.
Nëse shumica e sistemit tregtar ndërkombëtar fillon të pranojë rubla për furnizimin e lëndëve të para, kjo mund të nxisë atë që guru i Wall Street Zoltan Pozsar parashikon se do të jetë vdekja e petrodollarit dhe ngritja e Bretton Woods III (d.m.th. Një rend monetar i ri botëror).
Bota po shikon me vëmendje. Mund të shohim ndryshimin e peizazhit. Kur Perëndimi kapi të gjitha rezervat valutore te Bankes Qendrore Ruse, dekretoi që rezervat sovrane ruse në euro, dollarë dhe obligacionet e thesarit të SHBA nuk ishin më "para të mira". Ato ishin të pavlefshëme si "monedhë" për të paguar borxhet ndaj kreditorëve të huaj.
Mesazhi ishte mjaft i qartë: nëse edhe një shtet i madh i G20-ës mund t'i shoh rezervat e tij te anulohën me nje gjest dore, atëherë për ata që ende mbajnë "rezerva" në Nju Jork, shkoni t'i depozitoni ato diku tjetër (sa është e mundur) ! Sepse tregtimi i valutës së nesërme do të mbështetet ne lëndë e para dhe jo ne dollarë konstant.
Sigurisht, mes atyre që vëzhgojnë me kujdes një anë tjetër të problemit (çmimet e naftës në treg), Kina (me rezervat e saj të mëdha të arit) dhe prodhuesit kryesorë të naftës së papërpunuar do të kuptojnë se veprimet e Rusisë, nëse vazhdojnë, mund të çojnë Rusinë jo vetëm që të rrëmbejë përcaktimin e çmimit te arit nga LBMA dhe COMEX (bursat e shufrave), por kush e di, në kombinim me prodhues të tjerë, të rrëmbejë përcaktimin e çmimit të naftës edhe nga bursat amerikane e lëndëve te para?
Konkretisht, Perëndimi ndjen një rrezik ekzistencial. Nuk po flasim vetëm për dedollarizimin, por për diçka më themelore.
Sistemi financiar perëndimor përbëhet nga një piramidë e përmbysur me instrumente të paras të letrës me levë të lartë (shpesh te thirrur derivate), duke u mbështetur në bazën më të vogël, majën e piramidës së përmbysur. Kjo eshte ajo qe quhet "para e brendshme".
Rëndësia e saj është më e madhe se ajo e mbështetësve të saj anësor në bazën e saj - ndonjëherë të quajtur "para të jashtme". Paratë e jashtme përfaqësojnë diçka reale: naftë, gaz, energji, ushqim, metale, etj. Një garanci, e cila eshte e vërtetë.
Hiqni paratë e jashtme nga baza e piramidës së përmbysur… dhe do të keni (potencialisht) një përplasje.
Epo, kjo është ajo që po ndodh. Putini largon gazin rus nga piramida duke këmbëngulur që i gjithë procesi i pagesës dhe vlera e garancisë të mbeten në sferën e rublës. Dhe nëse shtete tjera ndjekin shembullin dhe e zgjerojnë atë në lëndë tjera të para ... është përplasja.
Ironia është se Perëndimi e ka vënë veten në këtë situatë. Putini nuk e bëri atë. Ata e bënë atë. Ata e bënë atë kur "skifterët" rusofob në Uashington filluan pa mend një luftë me të vetmin vend - Rusinë - që ka lëndët e para të nevojshme për të drejtuar botën dhe për të shkaktuar kalimin në një sistem tjetër monetar - një sistem alternativë, i rrënjosur në diçka tjetër përveç parase fiat, e mbështetura nga asgjë tjetër përveç aftësisë së Rezervës Federale për të shtypur dollarë pafundësisht.
Dhe më pas ata shkatërruan "garancinë dhe premtimin" e Thesarit të SHBA për të kryer një pagesë kontraktuale duke vjedhur rezervat ruse.
Alastair Crooke
Burimi : Le Saker Francophone
Commentaires
Enregistrer un commentaire