A është përfshirja e SHBA-së në luftën në Ukrainë në pikën përmbyse? - Alastair Crooke
A është përfshirja e SHBA-së në luftën në Ukrainë në pikën përmbyse?
nga Alastair Crooke.
"Për momentin, objektivi i Ukrainës dhe aleatëve të saj të NATO-s duhet të jetë të frenojnë ofensivën ruse në Ukrainën juglindore, të zmbrapsin forcat e Putinit aty ku është e mundur – dhe ta bëjnë këtë luftë shumë të dhimbshme që Rusia ta vazhdojë pafundësisht."
A jemi dëshmitarë të një pikë kthese në konfliktin mbi Ukrainën, të cilën një numër në rritje ligjvënësish amerikanë e shohin, në fakt, si një "luftë" të SHBA-së kundër Rusisë? Çfarë do të thotë kjo është e paqartë, por tingëllon si krijimi i një skenari për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak. Por a është ende i mundur një përshkallëzim ushtarak?
Mund të jetë shumë herët për të folur për “një kthes” strategjike, por ajo që duket se po ndodh është se mospërputhjet kohore po përplasen me realitete të vështira, të pashmangshme.
Në fillim të operacioneve ruse, Biden autorizoi shpenzime emergjente dhe trajnerë ushtarakë amerikanë në terren duke ofruar të dhëna dhe këshilla për shënjestrim taktik për të ndihmuar ushtrinë ukrainase të shkatërronte forcat ruse. Ukrainasit i morën të gjitha - lëvizja më e vogël në dislokimin operacional rus u komunikohet menjëherë armiqve të Rusisë.
Ndërkohë, si pjesë e info-luftës, ekspertë ushtarakë janë shfaqur në mediat perëndimore duke shpallur një "fitore të Ukrainës" të afërt, bazuar në "sukseset spektakolare" të supozuara të vendit në fushën e betejës dhe "paaftësisë së jashtëzakonshme” nga Rusia. Padurimi amerikan dhe britanik për të gjykuar reflektoi pjesërisht dështimin e tyre për të njohur se Rusia po zhvillonte një fushatë manovrimi të butë, të ngadaltë dhe të qëndrueshëme - sepse kjo thjesht nuk është "mënyra se si ne i bëjmë gjërat në Perëndim.”
Megjithatë, shumica e këtij informacioni pothuajse me siguri pasqyronte besimin 100% të verbër në burimet ukrainase dhe dëshirat e devotshëme. Pas tetë vitesh investimi të madh në stërvitjen dhe pajisjen e ushtrisë ukrainase, e fortë me një çerek milioni burra dhe sipas standardeve të NATO-s, kjo e fundit me siguri do të mbizotëronte (sipas tyre) mbi 140 000 rusë. Dëshira për të fshirë poshtërimin e programit të trajnimit të NATO-s në Afganistan, i cili zgjati njëzet vjet dhe u shemb në njëmbëdhjetë ditë, me siguri ka kontribuar në retorikën perëndimore: "Më në fund një fitore".
Ditët e fundit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin ka telefonuar gjeneralin Shoigu (thirrja e parë, që nga fillimi i operacioneve, që Shoigu ka pranuar të marrë). Austin bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Shoigu e refuzoi kërkesën.
Në të njëjtën kohë, kancelari Scholz telefonoi Presidentin Putin (dhe pati një bisedë të gjatë). Scholz gjithashtu donte një armëpushim të menjëhershëm, por qëllimi i tij ishte më shumë për të rënë dakord për një shkëmbim që lejonte luftëtarët e rrethuar të Azovstal të tërhiqeshin nga tunelet nëntokësore të Azovstal.
Përpjekjet perëndimore për të siguruar lirimin e këtyre luftëtarëve kanë qenë në krye të nismave gjatë javës së kaluar. Scholz shprehu gjithashtu shpresat e tij për një zgjidhje diplomatike të çështjes së Ukrainës, por Putini nuk ishte më pajtues se Shoigu (interesant është se Scholz gjithashtu, sipas të dhënave, diskutoj emergjencen ushqimore te ardhshme globale).
Evropa është futur në telashe me iniciativat e saj politike. Përgjigja e qartë ndaj thirrjes së Evropës drejtuar Putinit është: "Shkoni dhe bindni Zelensk-in". Por Evropa mbështetet pa rezerva vetëm tek Zelensky për të përcaktuar kushtet e një armëpushimi të mundshëm – dhe ai thotë se nuk do t'i japë asgjë Rusisë dhe se ai do të flasë me Putinin vetëm në mungesë të ndonjë kornize të rënë dakord paraprakisht.
Megjithatë, këtu janë dy liderë perëndimorë që bëjnë thirrje për ndalimin e veprimeve ushtarake.
Lufta në Ukrainë u shpalos, por jo ashtu siç parashikonin komentet perëndimore. Forcat ukrainase duken të thyera dhe të rraskapitura. Furnizimet dhe përforcimet nuk arritën te trupat ukrainase, të cilat tani nuk jane në gjendje të lëvizin ose të rivendosen nga pozicionet fikse mbrojtëse përgjatë linjave (te frontit) Sloviansk-Severodonetsk-Donetsk. Dhe këto linja duken të prekshme nga kolapsi (shembja).
Përballë paaftësisë së dukshme të ndihmës për të shpëtuar forcat ukrainase nga shkatërrimi i sigurt, administrata Biden ndryshon fjalimin: New York Times pretendon se forcat ruse kanë avancuar në kufirin Donetsk-Lugansk, gjë që, nëse konfirmohet, e bën kontrollin e plotë rus të Donbasit më të mundshëm. Dhe Washington Post raporton se Biden tani dëshiron të kthehet nga Azia, “pasi lufta në Ukrainë shënoi një moment grumbullimi për Perëndimin gjeopolitik. Ajo nxiti një qasje të re të ashpër nga ana e evropianëve për t'u përballur me Rusinë dhe nxiti zgjerimin e menjhërshem të NATO-s.
Dhe David Ignatius, një tregues i trendit në Uashington, gjithashtu raporton: Bota përfundimisht do të festojë një fitore përfundimtare të Ukrainës dhe dëbimin e pushtuesit të fundit rus. Por mund të duhen vite, madje edhe dekada. Ne nuk do të shohim së shpejti nënshkrimin e një traktati paqeje. Për një kohë të gjatë, Ukraina ndoshta do të mbetet një vend pjesërisht i ndarë. Për momentin, objektivi i Ukrainës dhe aleatëve të saj të NATO-s duhet të jetë të frenojnë ofensivën ruse në Ukrainën juglindore, të zmbrapsin forcat e Putinit aty ku është e mundur – dhe ta bëjnë këtë luftë shumë të dhimbshme që Rusia ta vazhdojë pafundësisht.”
Telekonferenca e Scholtz-it sugjeron gjithashtu se BE-ja po kupton realitetin e pamëshirshëm të afateve në fushën e sanksioneve. Në vend që të jetë në gjendje të shkaktojë një kolaps pothuajse të menjëhershëm të ekonomisë ruse, kjo e fundit po ecën mirë – mjaft mirë, pavarësisht sanksioneve. Në vend të kësaj, duket se janë planet e BE-së për një embargo nafte që po zbërthehen me shpejtësi. Dhe në vend të një fitoreje të shpejtë (siç parashikuan ekspertët, me besim), BE-ja tani përballet me një proces të gjatë erozioni ekonomik, përmes krizave energjitike, ushqimore dhe inflacionit.
Duket sikur Biden po flet për një "kthesë" sepse ai "e kuptoi realitetin". Kalimi i nxituar i paketës prej 40 miliardë dollarësh mund të përfaqësojë fare mirë një çmim ngushëllues (slush fund) për kompleksin ushtarako-industrial dhe për disa aleatë në Ukrainë, por pyetja është nëse Uashingtoni do të bëjë, më pas, gjithqka që është e nevojshme.
Një përshkallëzim nga Polonia, e cila kap "tokat e saj historike" në Ukrainë (pjesa perëndimore), mund të përdoret për t'i paraqitur popullit amerikan një luftë që amerikanët nuk e duan, por që nuk mund ta ndalojnë lehtësisht. Një ndërhyrje e tillë polake do të ju pëlqej rrymave neokonservatore në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ndjekja e pritshme e kësaj rryme nuk do të jetë aspak e lehtë, nëse ndiqet.
Një konflikt që përfshin rusët dhe polakët në çfarëdo forme ka të ngjarë të nxisë një thirrje për mbledhjen e Këshillit të NATO-s dhe shqyrtimin e nenit 5 të traktatit të NATO-s, i cili parashikon mbështetjen e të gjithë anëtarëve në rast të një sulmi ndaj një anëtari të NATO-s (në këtë rast, Polonia).
Duhet të theksohet, megjithatë, se një mbështetje e tillë nuk është automatike. Në rastin e rrëzimit të një avioni luftarak rus nga Turqia (në kufirin Siriano-Turk), Turqia u përpoq të përshkruante hakmarrjen ruse si një ngjarje të Nenit 5 - por vendet anëtare të NATO-s nuk u pajtuan, duke argumentuar se Turqia ishte autori i fatkeqësisë së saj dhe se ajo duhet të mbante vetëm pasojat.
Një luftë me Rusinë është pikërisht ajo që Pentagoni dhe shumica e anëtarëve të NATO-s nuk duan. Kjo është një kartë e fortë në dorën e Rusisë.
Alastair Crooke
Burimi : Al Mayadeen
Përkthimi: Réseau International
Commentaires
Enregistrer un commentaire